Dhjetor 10, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Greqi: Policia vret shqiptarin

Greqi: Policia vret shqiptarin

KMA NEWS / Greqi: Policia vret shqiptarin

Mediat greke njoftojnë se një incident i rëndë ka ndodhur në afërsi të kufirit greko -shqiptar në zonën e Visanit të Pogonit, në anën greke, ku një shtetas shqiptar u vra nga policia greke dhe një polic grek u lëndua lehtë në dorë. Burimet jo zyrtare greke njoftuan se operacioni kishte qëllim ndalimin e një grupi të dyshuar si trafikantë shqiptarë të lëndëve narkotike.

Sipas mediave greke që i referohen burimeve policore pas një të shtëne me armë zjarri policia greke u përgjigj duke vrarë një shtetas shqiptar, ndërsa tre të tjerë dyshohet se arritën të largoheshin nga zona dhe po kërkohen nga policia.

Policia greke e Janinës nuk ka bërë deklarime për ngjarjen, ndërsa njoftohet nga burimet greke se operacioni është në zhvillim e sipër. Burime paraprake policore greke njoftuan për bllokimin e dy armëve kallashnikovë dhe të një sasie prej rreth 100 kilogramë marijuanë.

About The Author

Related posts