Nëntor 13, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

”I pavend transmetimi i varrimit të Katsifas”, Abilekaj iu përgjigjet kolegëve dhe qytetarëve: Nuk mund të kalohej në heshtje një pushtim!

”I pavend transmetimi i varrimit të Katsifas”, Abilekaj iu përgjigjet kolegëve dhe qytetarëve: Nuk mund të kalohej në heshtje një pushtim!

KMA NEWS / ”I pavend transmetimi i varrimit të Katsifas”, Abilekaj iu përgjigjet kolegëve dhe qytetarëve: Nuk mund të kalohej në heshtje një pushtim!

U bë më shumë se 10 ditë që mediet në vendin tonë dhe në shtetin fqinj, Greqi, kanë qenë të detyruara në një mënyrë apo në një tjetër të përcjellin zhvillimet pas vrasjes në Bularat nga ana e forcave RENEA të minoritarit grek Konstantinos Katsifas.

Mund të themi të detyruara, sa kohë që kur flasin politikanët për median përbën lajm, veçanërisht kur në skenë dalin dhe përplasjet me karakter entik që këto ditë kanë qenë mjaft të ndezura.

Kjo ndodhi edhe dje gjatë transmetimit për orë me radhë që i bëri televizioni Fax News, dhe jo vetëm, ceremonisë së varrimit të Katsifas, që u kthye më shumë në një arenë thirrjesh antishqiptare nga ekstremistët grekë, një pjesë e të cilëve anëtarë të Agimit të Artë.

Shqetësimit të disa qytetarëve, por edhe kolegëve gazetarë se ky mbulim ka qenë i tepruar, iu është përgjigjur sot drejtori i Fax News Enton Abilekaj, i cili shprehet se sa kohë që varrimi i Katsifas u kthye në një pushtim të vogël grek, atëherë media ka detyrimin që të transmetojë atë që ndodh.

‘’Ngjarja ishte aq e rëndë, sa nuk mund të lihej në heshtje, edhe pse shumicës dërrmuese të shikuesve nuk u pëlqente. Ata që erdhën me pretekstin e varrimit të Katsifas, në fakt e përdhosën të vdekurin. Dikush për përfitim politik, dikush për të shfryrë mllefin nacionalist, dikush me shpresën e një përplasjeje që mund të ndizte edhe një herë zjarret në kufijtë me Greqinë”, shkruan mes të tjerash Abilekaj.

Reagimi i plotë i Abilekajt: 

Ishin të shumtë ata që e panë të pavend transmetimin e plotë të asaj që ndodhi në Bularat. Madje një website serioz, Newsbomb.al, që drejtohet nga mikesha dhe kolegia ime e vjeter Anila Basha, me një stil emancipues kishte bërë vlerësim për mënyrën e mbulimit nga televizionet informative. 

Disa gazetarë të vjetër dhe të respektuar që kanë qëlluar të jenë edhe miqtë e mi, si Ilir Kadia dhe Agim Xhafka gjithashtu ishin kundër transmetimit të asaj që ndodhi në Bularat. Sigurisht që kanë qenë shumë të tjerë, që merrnin edhe në redaksinë e Fax Neës, postonin në FB, e shprehnin pakënaqësinë me mjetet që mundeshin. Të gjithë ishin të mendimit se përcjellja Katsifas u vlerësua ashtu sic nuk e meritonte nga televizionet që transmetuan gjatë atë që ndodhi. 

Them atë që ndodhi, sepse ata e quajtën varrimin e Katsifas, por për mendimin tim ishte një pushtim. Ai fshat i vogël minoritar, i harruar edhe nga vendasit që janë larguar prej vitesh në Greqi, dje nuk u bë qendër e vëmendjes prej varrimit të Katsifas, por prej pushtimit nga mëngjesi deri pasdreke nga disa esktremistë grekë, që për fat të keq u mbështetën edhe nga politikanë të Greqisë dhe Shqipërisë. 

Kjo ishte arsyeja që zgjodhëm ta transmetonim deri në fund, pa nderprerje. Nuk është faji I televizioneve që ndodhi. Ngjarja ishte aq e rëndë, sa nuk mund të lihej në heshtje, edhe pse shumicës dërrmuese të shikuesve nuk u pëlqente. Ata që erdhën me pretekstin e varrimit të Katsifas, në fakt e përdhosën të vdekurin. Dikush për përfitim politik, dikush për të shfryrë mllefin nacionalist, dikush me shpresën e një përplasjeje që mund të ndizte edhe një herë zjarret në kufijtë me Greqinë. 

Nëse do të ishte një varrim i thjeshtë, ashtu sic i takonte Katsifas, nuk do të kishte asnjë kamera atje. Por ishte një shoë i shëmtuar nacionalist, që u shërben të gjithëve ta shikojnë. Kjo nuk fajëson palën tonë, që me heshtjen dhe gjakftohtësinë e kaloi ngjarjen pa asnjë incident. Ai transmetim nuk fajësonte askënd përvec protagonistëve që nuk gjetën dot terren, as në tokën e harruar të Bularatit. Megjithatë mbetet një pushtim i heshtur, që nuk pati jehonë dhe që dështoi në pak orë. Mediat mundësuan që kjo të ndodhte në sytë e të gjithëve.

(E.K/FAXWEB.AL)

About The Author

Related posts