Nëntor 13, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

“Kostandinos ti jeton, ti na udhëheq”, grekët shpërthejnë në thirrje nacionaliste në Bularat, përfshihet edhe Maqedonia (VIDEO)

“Kostandinos ti jeton, ti na udhëheq”, grekët shpërthejnë në thirrje nacionaliste në Bularat, përfshihet edhe Maqedonia (VIDEO)

KMA NEWS / “Kostandinos ti jeton, ti na udhëheq”, grekët shpërthejnë në thirrje nacionaliste në Bularat, përfshihet edhe Maqedonia

Kur kanë ngelur më shumë se 1 orë nga ceremonia e varrimit të ektremistit grek Kostandinos Kaçifas, grekët e ardhur në Bularat për të marrë pjesë në funeral  shpëthyen në korë me thirrje nacionaliste, ku mbanin në dorë një flamur të madh grek, ku gjithë qendra e Bularatit ishte stolisur me flamuj grek, thua se je në Greqi dhe jo në Shqipëri.

“Kostandinos ti jeton ti na udhëheq”, “Maqedonia Qipro dhe Vorio-Epiri janë bashkë. Greqia eshte këtu”, “Hellas, Hellas na mbro dhe ne”, ishin disa nga thirrjet e nacionalitëve grekë ku nuk kanë munguar edhe thirrjet antishqiptare.

Televizioni Fax News ka siguruar pamjet ku shihet krye ektremisti grek për pretendimin e Jugut të Shqipërisë, Vorio Epirit, Babis Karathanos i cili është i pranishëm në Bularat. Siç shihet dhe nga pamjet ai duket i qetë, ndërsa ndez një cigare.

Krathanos i cili njihet për thirrjet e tij antishqiptare, menjëherë pas vrasjes kishte deklaruar se Katsifas ishte vrarë në mënyrë gjakftohtë nga policia shqiptare vetëm pse kishte ngritur flamurin grek. Ai kishte bërë thirrje për protestën e organizuar para Ambasadës shqiptare në Athinë.

“Vrasje gjakftohte e vorioepirotit grek Kostantino Katsifa nga policia shqiptare në Bularat, Gjirokaster pse çoi flamurin grek. Te gjithe sot ne 8 ne darke jashte ambasades shqiptare ne Athinë”, kishte shkruar ai ditën kur u vra Katsifas.

Burime për Fax News bëjnë me dije se Krathanos nuk ka hyrë nga pika kufitare e Kakavijës. Policia shqiptare ka shoqëruar  3 shtetas grekë të cilët do të procedohen për nxitje urrejtje mes kombeve dhe feve.

Gazetarja e Fax News Ervina Shehaj raportoi se ata grekë po dërgohen në Prokurori. Atyre u janë gjetur bluza të ndaluara më mbishkrime që ngjallin urrejtje, kapuç dhe sende të ndaluara. Madje ata kanë kundërshtuar dhe forcat e policisë.

Çudia tjetër më e madhe është se si media greke po e paraqet situatën në Bularat. Televizioni shtetror grek ET3 për mes gazetarit shqiptar Aleksandër Marku e paraqet situatën të qetë dhe normale.

Nuk ka mundësi, o situata o raportuesit njëra pal janë anormal!

About The Author

Related posts