Nëntor 13, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Kuvendi voton shkarkimin e Fatmir Xhafaj: Min. Brendshme pa titullar

Kuvendi voton shkarkimin e Fatmir Xhafaj: Min. Brendshme pa titullar

KMA NEWS / Kuvendi voton shkarkimin e Fatmir Xhafaj. Ministria e Brendëshme pa titullar

Kuvendi ka miratuar shkarkimin e ministrit të Brendshëm të dorëhequr Fatmir Xhafaj, duke miratuar dekretin e presidentit.

Shkarkimi i Xhafës u miratu me 75 vota. Ndërkohë asnjë votë nuk ka qenë kundër dhe asnjë abstenim. Edhe vetë Fatmir Xhafaj ka votuar ‘pro’ shkarkimit të tij. Ai ka qenë i ulur në fund të sallës.

Nga sot Xhafaj është zyrtarisht pa post ministror, dhe Ministria e Brendshme pa titullar, deri në dekretimin e një ministri të ri.

Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend në seancën e jashtëzakonshme tha se  nuk tërhiqet nga emri i Sandër Lleshit, dhe se do t’i japë disa ditë kohë Presidentit.

Në sallë kanë qënë të pranishëm vetëm deputetët e PS-së, ndërsa opozita ka zgjedhur sërish bojkotin.

Kryeministri Rama nuk ka harruar të sulmoj hapur edhe Presidentin e Republikës për mosdekretimin e Sandër Lleshit

Rama u shpreh se nga e shtuna qeveria ka një problem të madh me presidentin e vendit, për shkak se ky i fundit po e dëmton punën e qeverisë, duke refuzuar emrin e Sandër Lleshit.

Reagimi i Ramës:

Shumë nga ne kemi votuar për Ilir Metës si President, atë ditë ne nuk e kishim shumicën absolute që kemi sot, po unë e kisha bindjen e plotë se Ilir Meta ishte kandidatura më e përshtatshme në rrethanat kur duhej të zgjidhej presidenti i shtatë i Republikës. 

Që kur hyri në Presidencë, përveç dalldisjes para zgjedhjeve me flamurin e LSI-së, duhet thënë se ai e ka merituar votën tonë, duke e peshuar fjalën dhe duke respektuar Kushtetutën. Prej së shtunës mbrëma ne kemi një problem që na është krijuar nga ana e presidentit për punën tonë. Puna jonë është të hartojmë dhe të miratojmë ligje, dhe të qeverisim, kur të kemi të paktën besimin e 71 ligjvënsve. 

Kjo është detyra jonë, edhe në qoftë se nuk e kemi besimin edhe të presidentit. Askush tjetër veç popullit sovran, as e ka dhe as nuk mund ta ketë të drejtën që të na heqë të drejtën për të qeverisur, edhe sikur të hidhet përpjetë ndonjë njeri. 

Kushtetuta i ka një më një 12 kompetencat e presidentit të Republikës, në to nuk ka në asnjë moment të shkruar se presidenti nuk ka kompetencë që të refuzojë zgjedhjet e kryeministrit.

About The Author

Related posts