Tetor 18, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Marrëveshja për Brexit-in, Spanja i vë kusht Gjibraltarit

Marrëveshja për Brexit-in, Spanja i vë kusht Gjibraltarit

KMA NEWS / Marrëveshja për Brexit-in, Spanja i vë kusht GjibraltaritNegociatorët e Bashkimit Evropian u takuan të premten për të finalizuar projekttraktatin e tërheqjes të Britanisë nga blloku, përpara takimit të së dielës për të miratuarmarrëveshjen e Brexit-it, por Spanja kërkoi garanci për të ardhmen e Gjibraltarit.

Spanja kërkon ndryshim të marrëveshjes mbi marrëdhënien e re mes BE-së dheBritanisë si dhe një deklaratë shoqëruese ku të thuhet se e ardhmja e Gjibraltarit do tëvendoset falë bisedimeve të drejtpërdrejta ndërmjet Madridit dhe Londrës. Spanja kaende pretendime mbi këtë territor që i është dorëzuar Britanisë në 1713.

Në një postim në Twitter Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez shkruante se Britaniadhe Spanja “mbeten larg” rreth kësaj çështjeje dhe “nëse nuk ka ndryshime, Spanja dotë vendosë veton ndaj Brexit-it”.

Udhëheqësi britanik i Gjibraltarit Fabian Picardo kritikoi kërkesën e Spanjës për njëgaranci me shkrim. Ai tha se “Gjibraltari ka treguar se dëshiron në të vërtetë njëangazhim të drejtpërdrejtë me Spanjën për këtë çështje.”

Zoti Picardo tha për BBC-në se “Spanja është porta hyrëse fizike dhe gjeografike përGjibraltarin në Evropë“, duke shtuar se “nuk është absolutisht e nevojshme vendosja evetos si qëllim për ta ulur në tryezën e bisedimeve.

Spanja nuk ka fuqi të vendosë veton mbi marrëveshjen e Brexit-it, e cila nuk është enevojshme të miratohet në mënyrë unanime, por mund të bëhej pengesë për ndonjëmarrëveshje të tregtisë së lirë mes Britanisë dhe Bashkimit Evropian, gjë që do tëkërkonte miratimin e të gjitha 27 vendeve anëtare të BE-së.

Paketa për Brexit-in po përballet gjithashtu me një kundërshti të fortë në parlamentinbritanik, i cili duhet të votojë në favor të saj në mënyrë që marrëveshja të hyjë në fuqi.Nëse kjo nuk ndodh Britania do të largohej nga blloku më 29 marsin e 2019-s, pa njëmarrëveshje për të zbutur shqetësimet ekonomike.

About The Author

Related posts