Dhjetor 10, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

May paralajmëron se ndryshimi i drejtimit nuk lehtëson negociatat e Brexit-it

May paralajmëron se ndryshimi i drejtimit nuk lehtëson negociatat e Brexit-it

KMA NEWS / May paralajmëron se ndryshimi i drejtimit nuk lehtëson negociatat e Brexit-it

Kryeministrja britanike Theresa May paralajmëroi sot se një ndryshim i drejtimit të vendit nuk do të lehtësonte negociatat e Brexit, pasi kundërshtarët në partinë e saj konservatore kërcënuan të kërkojnë largimin e saj.

Ndërsa rebelët konservatorë të zemëruar përpiqen të mbledhin numrat për të kërkuar një votim mosbesimi, zonja May këmbënguli se ajo nuk e kishte konsideruar largimin nga posti.

“Një ndryshim i lidershipit në këtë pikë nuk do t’i bëjë më të lehta negociatat dhe nuk do të ndryshojë aritmetikën parlamentare,” tha ajo në një intervistë për Sky News.

Kryeministrja May tha se shtatë ditët e ardhshme “do të jenë kritike” për bisedimet e suksesshme të Brexit dhe se ajo do të udhëtojë për në Bruksel për t’u takuar me krerët e BE përpara një takimi të jashtëzakonshëm të Këshillit Europian më 25 nëntor.

Një njoftim këtë javë se Britania ka arritur një projekt-marrëveshje shkëputjeje me BE-në shkaktoi një krizë politike në Britani. Marrëveshjen u kritikua nga opozita dhe nga një pjesë e mëdha e konservatorëve të partisë së zonjës May.

Dy ministra të kabinetit qeveritar dhe disa anëtarë të rinj të qeverisë u larguan.

Shumë konservatorë pro-Brexit duan një shkëputje të pastër me BE-në dhe argumentojnë se lidhjet e ngushta tregtare ndërmjet Britanisë së Madhe dhe BE-së të parashikuara në projekt-marrëveshje do ta linin Britaninë një shtet vasal, pa asnjë mënyrë për të shmangur pavarësinë nga blloku.

About The Author

Related posts