Dhjetor 10, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Më 26 dhjetor promovimi i dokumentarit “Drejtësi për Pëllumbin”, kushtuar 171 shqiptarve të vrarë në Greqi

Më 26 dhjetor promovimi i dokumentarit “Drejtësi për Pëllumbin”, kushtuar 171 shqiptarve të vrarë në Greqi

KMA NEWS / Më 26 dhjetor promovimi i dokumentarit “Drejtësi për Pëllumbin”, kushtuar 171 shqiptarve të vrarë në Greqi

Më 26 Nëntor 2018 në orën 17.00 në ambientet e Hotel Sheraton në Tiranë, do të promovohet dokumentari televiziv kushtuar emigrantëve shqiptarë të vrarë në Greqi.

45861069_2311724872189564_1461536993841250304_nDokumentari i autorit Aulon bej Kalaja “Drejtësi për Pëllumbin” është mbështetur kryesisht në rastin më të fundit ku i riu shqiptar Pëllumb Marnikollaj gjeti vdekjen në mënyrë misterioze në një rajon policie në Athinë dhe mbi 170 emigrantëve të tjerë të vrarë në mënyrë të dyshimt në Greqi.

Pikërisht për këtë rast edhe dokumentari është titulluar, Drejtësi për Pëllumbin. I riu shqiptar nga Lezha humbi jetën brenda rajonit të policisë së Ano Patisias në Athinë, ku ishte paraqitur pasi kishte një urdhër detyrim paraqitje me vendim të gjykatës së Athinës. Në respekt të vendimit dhe ligjit, 28 vjeçari u paraqitë për të firmosur në polici,  por fatkeqësisht që nuk doli nga aty më i gjallë. Veç kësaj trupi i tij u mbajt i fshehur për reth një javë rrjesht deri sa me interesimin e familjarve dhe miqve të tij u gjet pa jetë në morgun e varrezave në një lagje të Athinës, ku ishte gati për tu varrosur dhe nuk dihej se çfar fati më të keq do të kishte më vonë për familjen, ku nuk do të kishin mundësi të gjenin as eshtrat e njeriut të tyre të shtrenjt. Policia e mohoj faktin se ai ishte keqtrajtuar dhe se kishte gjetur vdekjen nga ushtrimi i dhunës së policisë, duke pretenduar se i ndjeri ishte vetëhedhur nga kati i dytë i ndërtesës. Por me përpjekjet e familjarve dhe avokatve mbrojtës, u arrit që të bindej prokuroria dhe ta ndryshonte kategorinë e çështjes nga vetvrasje në krim, ku po hetohet policia. Por si gjithëmonë ashtu si edhe për 171 raste të tjera vrasje të emigrantëve shqiptarë në shtetin helen, dyshohet se çeshtja mund të manipulohet gjë e cila u vu re që në fillim. Por familjarët e Marnikollajt dhe pala mbrojtëse janë të vendosur për ti shkuar çështjes deri në fund për ti dhënë drejtësi familjes Marnikollaj.

Si ndodhi ngjarja, tentativat për ta fshehur ngjarjen dhe jo veç nga policia greke, por edhe nga shteti shqiptar dhe përpjekjet e palës mbrojtëse se si arritën ta përmbysin pretendimin e policisë duke e ndryshuar kategorinë e çeshtjes dhe përpjekjet për ti shkuar deri në fund çeshtjes, do ti ndiqni në Dokumentarin që do të promovohet më 26 dhjetor dhe do të transmetohet në media.

About The Author

Related posts