Dhjetor 10, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Meta s’e dekretoi se ishte ushtarak: Rama tregon si mund të zgjidhet kriza

Meta s’e dekretoi se ishte ushtarak: Rama tregon si mund të zgjidhet kriza

KMA NEWS / Meta s’e dekretoi se ishte ushtarak: Rama tregon si mund të zgjidhet kriza

Më në fund është bërë publike edhe arsyeja se përse presidenti Meta nuk e ka dekretuar Sandër Lleshin. Ajo lidhet me qënien e tij ushtarak dhe gjeneral, çka bie ndesh si me faktin që ministria e Brendshme nuk duhet të jetë nën uniformë, po ashtu edhe me zbatimin e ligjit se një ministër nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër, pra as atë të gjeneralit, të cilën Sandër Lleshi e ka fituar me gjyq të formës së prerë, pasi ai u shkarkua nga ish presidenti Nishani në 2013.

Pavarësisht nga debati i koklavitur juridik, që kanë të dy palët (kryeministria petendon se Lleshi nuk i ka rifituar atributet e gjeneralit, ndërsa presidenca dyshon se po), Ilir Meta ka dashur të sqarojë gjithçka duke i nisur ministrisë së Mbrojtjes një kërkesë me 14 pyetje (shiko poshtë).

 

Pyetjeve “me spec” të Metës, Rama i është përgjigjur me ironi: “Po ta kisha ditur se kjo do të qe arsyeja, do ta kishim shmangur krizën me kohë”, ka pretenduar kryeministri. Ai është përgjigjur me një kundër letër, ku pretendon se ata kanë këndvështrime të ndryshme lidhur me faktin nëse Lleshi e disponon apo jo aktualisht gradën e gjeneralit, por megjithatë ai propozon një rrugë të ndërmjetme: Edhe sikur ta ketë, ai heq dorë nga ky atribut duke i kërkuar presidentit ta çdekretojë si ushtarak dhe ta dekretojë si ministër të Brendshëm (letra poshtë).

 

Pas këtij reagimi të kryeministrit ka ndërhyrë në debat edhe vetë Sandër Lleshi, i cili sipas udhëzimit të Ramës fillimisht shpjegon historinë e tij dhe në po të njëjtën shkresë i kërkon Metës që të mos jetë më ushtarak (shiko poshtë).

ImageImageImage

Kështu pra kemi njëkohësisht dy debate. Ilir Meta pretendon se ka qenë ligjërisht në rregull, kur nuk e dekretoi Lleshin herën e parë, duke hedhur poshtë akuzat se presidenti paskësh shkelur Kushtetutën. Dhe debati i dytë, që i intereson Ramës, sipas të cilit nuk ka rëndësi se çfarë ka ndodhur, por rëndësi ka të mbarojmë punë. Prandaj ai propozon: Edhe nëse Sandër Lleshi rezulton si ushtarak pas fitimit të procesit në shkallë të dytë, ai duhet të zhvishet nga ky status për të mbathur kostumin e ministrit të Brendshëm./lapsi.al/

About The Author

Related posts