Tetor 18, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Nikoll Lesi paralajmëron Edi Ramën: “Merri numrin Gruevskit”

Nikoll Lesi paralajmëron Edi Ramën: “Merri numrin Gruevskit”

KMA NEWS / Nikoll Lesi paralajmëron Edi Ramën: “Merri numrin Gruevskit”

Kryeministri Edi Rama ka replikuar dje me gazetarin Nikoll Lesi, i cili është shprehur se qeverisja e Ramës është në muajt e fundit dhe se do të përfundojë njësoj si Gruevski në Maqedoni.

Rama ka kritikuar punën e mediave me titujt bombastikë, ndërsa Lesi i ka përmendur kohën kur kryeministri sapo ishte kthyer nga Parisi dhe punonte po vetë në media.

Me batutë ose jo Lesi paralajmëroi Ramën që t’i merrte numrin Gruevskit, i cili ndodhet në arrati, dhe ka kërkuar së fundi azil politik në Hungari.

Pjesë nga debati:

Edi Rama: Kemi thënë jo, Kadriu dixhital që bën si i mërzitur, që thotë se e kanë fajin varrezat për Bularatin, i them që je një idiot. Se nuk e ka fajin i vdekuri, për atë që bën i gjalli. Por kështu thoni ju…me titujt tuajë bombastikë

Nikollë Lesi: Kështu ke qenë edhe ti, vije nga Parisi dhe bëje tituj…

Edi Rama: Kështu e ke ti Nikollë, një pyetje e ndan në tre degëzime

Nikollë Lesi: Nga e premtja e shohim këtë punë.

Edi Rama: Mos fol në emër të presidentit.

Nikollë Lesi: Merri një numër Gruevskit që ta kesh, kur ta takosh merrja këtë numër. Shijoji këto muajt e fundit të qeverisë.

Edi Rama: Nuk i interesojnë fermerët, por i interesojnë këto.

Nikollë Lesi: Ti je kryeministër, unë jam lojtar i vjetër.

Edi Rama: Je i vjetër dhe i lodhur. Me atë “Kohën tonë”?

Nikollë Lesi: Kam informacion, do të të rrethojnë zyrën, do të ngjiten para zgjedhjeve, uroj të mos vishesh si Fatos Nano kur iku në Maqedoni… Bëre keq që the “i lodhur”. E kam provuar me Berishën dhe Nanon…

Edi Rama: S’je i lodhur nga unë, ti je i lodhur nga jeta…

Nikollë Lesi: Uron që ju si kryeministër të mos ikni i veshur si fshatar siç iku Fatos Nano kur i rrethuan kryeministrinë në 14 shtator të 1998” uroj të mos vishesh si Fatos Nano kur iku në Maqedoni…

Edi Rama: Fillove me këto tani?

About The Author

Related posts