Gusht 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Pas Ramës, Ilir Metës i mbërrin në zyrë Gramoz Ruçi

Pas Ramës, Ilir Metës i mbërrin në zyrë Gramoz Ruçi

KMA NEWS / Pas Ramës, Ilir Metës i mbërrin në zyrë Gramoz Ruçi

Presidenca ka dhënë detaje për takimin e zhvilluar sot mes kreut të shtetit, Ilir Meta dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

“Presidenti i Republikës Ilir Meta, me kërkesën e tij, zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Presidenti Meta e njohu Kryetarin Ruçi me konsultimet e zhvilluara prej tij për datën e zgjedhjeve të ardhshme lokale”,- thuhet në njoftimin e Presidencës.

Gjithashtu, temë e bisedës mes dy drejtuesve më të lartë të shtetit shqiptar ka qenë dhe procedura e zgjedhjes së kreut të ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“Gjithashtu, Presidenti Meta i bëri me dije Kryetarit Ruçi zhvillimin e procedurave transparente për të ftuar kandidatët, të cilët kanë paraqitur interesin për Kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, me qëllim përzgjedhjen e një kandidati të përshtatshëm dhe me integritet për këtë pozicion të rëndësishëm”,- thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ky takim mes të dyve vjen një ditë pas takimit mes presidentit dhe kryeministrit Rama për rreth 60 minuta, ku është diskutuar lidhur me mosdekretimin e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme nga Meta.

Gjatë ditës së nesërme pritet që të ketë një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend, ku do të votohet dekreti i shkarkimit të Fatmir Xhafajt, dhe komandimi i Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme. Vetë kryeministri Rama tha pas mbledhjes së grupit se do t’i drejtohet me një kërkesë Kuvendit nesër, po pa specifikuar se për çfarë.

Rama u shpreh më herët: 

Dakordësi e plotë në Grupin Parlamentar. Kuvendi do të miratojë nesër dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të brendshëm. Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e MB si zëvendës ministër. Por nuk mbaron me kaq. Për më shumë do t’i drejtohem Kuvendit nesër në 10.00.

About The Author

Related posts