Gusht 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve vendore

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve vendore

KMA NEWS / Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve vendore 

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Zgjedhjet lokale do të mbahen të dielën e 30 qershorit 2019.

Vendimi i presidentit për të dekretuar këtë datë ka ardhur pas takimeve që pati me krerët e partive parlamentare.

DEKRETET

PËR
CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE
PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “gj” dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të rregullave të parashikuara në nenin 9, paragrafi 1 dhe 2 dhe nenit 10, paragrafi 1 dhe 2 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

D e k r e t o j

Neni 1

Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen ditën e diel, më datë 30 qershor 2019.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10928
Tiranë, më 05.11.2018

About The Author

Related posts