Dhjetor 08, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Rama-Basha, akuza të ndërsjellta për protestën e dhunshme para Kuvendit

Rama-Basha, akuza të ndërsjellta për protestën e dhunshme para Kuvendit

KMA NEWS / Rama-Basha, akuza të ndërsjellta për protestën e dhunshme para Kuvendit

Një ditë pas protestës së dhunshme përpara parlamentit kundër projektit për zgjerimin e Unazës së re, për zbatimin e së cilit parashikohet të prishen ndërtesa të shumta banimi dhe shërbimi, kryetari i opozitës Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama u përfshinë në akuza të ndërsjellta për këtë çështje.

Kryetari demokrat Basha u ndal së pari në projektin e Unazës ku sipas tij nuk ka patur një garë reale për kompanitë që do të kryejnë punimet. Ai tha gjithashtu se çmimi prej 40 milion eurosh është një rekord për nga shtrenjtësia dhe se gjithshka është bërë pa leje ndërtimi në shkelje të ligjit. Ai deklaroi gjithashtu se dhe në rastin e ndërtimeve që duhen prishur, qeveria ka shkelur ligjin dhe se duhet të shpronësojë të gjithë banorët dhe ata që janë në fazë legalizimi. Sipas zoti Basha e gjitha është një aferë korruptive prapa së cilës qëndron kryeministri.

Nga ana e tij zoti Rama, gjatë një takimi në një fshat të Fierit përsëriti se ligji sipas tij është i qartë dhe se aty ku janë gjurmët e projeketeve të rëndësishme ndërtimet nuk mund të legalizohen. Ai akuzoi opozitën se po udhëheq protestën e banorëve për të kërkiar atë që nuk u takon, siç nuk ka ndodhur kurrë më parë, u shpreh zoti Rama, sipas të cilit arsyeja lidhet me interesat politike të opozitës dhe luftën e saj për pushtet.

Gjatë protestës së djeshme para parlamentit 13 efektivë policie u plagosën, mes tyre dhe një punonjëse 24 vjeçare e cila humbi disa nga gishtërinjtë e njërës dorë. Të lënduar pati dhe mes protestuesve. Të paktën 11 persona u arrestuan dje nga policia.

About The Author

Related posts