Nëntor 13, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Së shpejti një Dokumentar për vrasjet e 171 emigrantëve shqiptar në Greqi

Së shpejti një Dokumentar për vrasjet e 171 emigrantëve shqiptar në Greqi

KMA NEWS / Së shpejti një Dokumentar për vrasjet e 171 emigrantëve shqiptar në Greqi

Së shpejti në ekranin tuaj një dokumentar nga Aulon Kalaja, ku bënë fjalë për vrasjen e mbi 170 shqiptarëve në Greqi dhe vrasjen më të fundit të 28 vjeçarit Pëllumb Marnikollaj i cili gjeti vdekjen në mënyrë të mistershme në një nga rajonet e policisë së Athinës, ku trupi i tij u tentua që të fshihej nga organet e policisë, siç bëjnë të ditur të afërm dhe miqë të viktimës. Dokumentari sjell për ju ngjarje dhe fakte të pa kundërshtueshme për keqtrajtimin dhe vrasjet që u janë bërë emigrantëve shqiptarë ndër vite në Greqi, të pa mbrojtur nga shteti amë.

Në lidhje me ngjarjen më të fundit atë të Marnikollajt, flasin avokatët mbrojtës, gazetarët që e ndoqën nga afër dhe nxorrën në dritë ngjarjen, si dhe dishmitarë e familjarë të viktimës. Gjithashtu rreth kësaj çeshtje flet edhe ish Ministri i Drejtësisë së atëhershme zoti Ylli Manjani, i vetmi përfaqësues i shtetit shqiptar që u interesua për ngjarjen. Dua të theksoj se shteti shqiptar tentoj ta manipulonte ngjarjen duke u bërë palë me policinë greke. Fal medias shqiptare dhe palës mbrojtse me interesimin e maksimal të familjes u arrit që çeshtja ti kaloj drejtësisë ku vazhdojnë hetimet nga prokuroria e Athinës për krim nga ana e policisë.

Dëshmija e tronditëse e shokut të viktimës

 

About The Author

Related posts