Nëntor 13, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Shteti shqiptar nderime dhe lek për Kaçifas, kafe dhe respekt për Agimin e Artë!

Shteti shqiptar nderime dhe lek për Kaçifas, kafe dhe respekt për Agimin e Artë!

KMA NEWS / Shteti shqiptar nderime dhe lek për Kaçifas, kafe dhe respekt për Agimin e Artë! 

E çuditëshme dhe e pa besueshme, por shteti shqiptar do ti mbuloj shpenzimet e ceremonisë së varrimit antishqiptarit që luftoj me armë në dorë kundër atdheut të parë të tij Shqipërisë, për interesa të ekstremistve të atdheut të tij të dytë Greqisë. Dhe më e keqja, me parat e taksapaguesve shqiptarë do tu serviret kafe edhe anëtarve të Partisë Neo-Naziste, antishqiptare të Agimit të Art. Bëni pallë o shqiptarë!

Turp më të madh nuk do të ketë për Shqipërinë!

Dikush mund të më marrë edhe si ekstremist kundër grekve, por ju bëjë me dije se unë kamë shumë miq e shokë në Greqi, dhe në këtë mes nuk ka lidhje as populli grek dhe as populli ynë, veç politikanëve të degjeneruar dhe shtetarëve të shitur e korruptuar shqiptar, se ashtu si ne edhe populli i ndershëm grek e dënonë rastin e ekstremistit dropullit.

Politikanë më të lart grek e kanë quajtur ekstremist, për çudi shteti ynë e bënë hero!

Çohu o i madhi Skënderbe nga varri, se nën nismën me emrin tënd si viti i Skënderbeut po ta degjenerojnë Shqipërinë, së shpejti do të bëjnë edhe ty “Jorgo”, se ashtu u intereson grekve dhe po përpiqen ta realizojn me ndihmën e të parve të vendit tonë!

Turp e faqja e zezë! Nxirrni turinjtë nga supa dhe kokën ku e keni zhytur dhe futni më mirë në kanalet ezeza edhe ju ushtarët e opozitës me në krye shefin tuaj.

Ti popull fli dhe vetëm fli se të ndihmon edhe shioqëria civile, se Shqipëria nuk është më e jotja, po e shesin faqezinjtë dhe tradhëtarët.

Nesër, Kacifan e keni në varrezat e ushtarve grek në Dropull, për tu përgatitur ndoshta më vonë të transportohet në varrezat e Dëshmorëve pran monumentit Nënë Shqipëri!

Efektivët e RENEA-s, ata djem të shkëlqyer të aksionit në Bularat, do të shpallen nga shteti tradhëtar të kombit sepse nuk u vranë vetë, po vranë “të madhin” Kacifas!

Familjarët e tij e tërhoqën sot pas 10 ditëve trupin e tij nga morgu, me kapele në kokë dhe fytyrën zbuluar, arkivoli me trupin e Kacifas e çua në banesën e tyre në Bularat.

Kostandinos Kacifas i cili u vra nga forcat e Renea-s më 28 tetor, iu dorzua familjes për të kryer ritet mortore. Sipas informacioneve të deri tanishme zyrtare dhe jo zyrtare, minoritari me shpirt dhe zemër grek, padyshimin më të vogël i përgatitur nga qarqet ekstremiste greke, që demonstroj në territorin shqiptar i veshur me uniformë ushtarake të një vendi të huaj, që ka pretendime territoriale për Jugun e Shqipërisë dhe i mirarmatosur me armë të sofistikuara, me automatik tip snajper me dylbi, si dhe hapja e  zjarrit kundër forcave të policisë së Gjirokastrës dhe më pas kundër forcave speciale të RENEA-s, në vend se të trajtohet ashtu siç ishte si terrorist, respektohet si hero nga shteti shqiptar.

Siç informon Televisioni “Fax News” për mes pamjeve filmike të siguruar prej tij, duket dhe momenti kur të afërmit mbajnë arkivolin me trupin e Kacifas në supe, pasi e nxjerrin nga makina e funeralit me një kapele në kokë dhe fytyrën zbuluar arkivoli me trupin e tij hyn në banesë. Ndërkohë në momentin kur arkivoli futej brenda u dëgjuan thirrje: “I pavdekshëm”.

Siç raporton gazetarje e Tv ‘Fax News’ Ervina Shehaj, Bashkia e Dropullit në një mbledhje të jeshtëzakonshme ka marrë vendimin për të paguar të gjitha shpenzimet financiare për ceremoninë e varrimit në Bularat të minoritarit grek Kostandinos Kacifa. Vendimi i bashkisë është bërë i ditur nga nënkryetari i bashkisë Dropull, Mihal Mano. Sipas tij vendimi është marrë me motivacionin se familja është e varfër dhe ngjarja është e ndjeshme për komunitetin e minoritarëve në jug të Shqipërisë. Ceremonia e varrimit për Kostandino Kacifas do të bëhet nesër në orën 13:00, ku sipas gazetares trupi i tij do të përcillet me nderime dhe do të jetë i veshur me uniformë ushtarake.

Mediat greke duke i bërë jehonë vrasjes së Kacifas kanë raportuar se deri në dy mijë persona do të vijnë nga Greqia për të marrë pjesë në varrimin e Kacifas. Ndërkohë pritet edhe pjesmarrja e Agimit të Artë, partisë Neo-Naziste greke.

Kaçifas u vra më 28 tetor në fshatin Bularat pas një shkëmbimi zjarri me RENEA-n. Ai më parë kishte qëlluar edhe mbi makinën e policisë të drejtorisë vendore të Gjirokastrës.

 

 

About The Author

Related posts