Dhjetor 10, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Taulant Balla flet për Fax News nga Londra: Bojkotit të PD-së po i vjen fundi, duhet t’iu mundësojmë votën emigrantëve (Video)

Taulant Balla flet për Fax News nga Londra: Bojkotit të PD-së po i vjen fundi, duhet t’iu mundësojmë votën emigrantëve (Video)

KMA NEWS / Taulant Balla flet për Fax News nga Londra: Bojkotit të PD-së po i vjen fundi, duhet t’iu mundësojmë votën emigrantëve 

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka dhënë një intervistë nga Londra për Fax News. Balla ka takuar përfaqësues shqiptarë në Britaninë e Madhe të cilën jetojnë dhe punojnë atje prej disa vitesh.

Balla tha se mbetet detyrim që emigrantët shqiptarë të kenë të drejtë të votojnë dhe të jenë vendimarrës përmes shprehjes së vullnetit të votës.

Kreu i grupit të PS-së tha më tej se forca e tij politike e ka dhënë dakordësinë për të drejtën e emigrantëve për të votuar, dhe pritet që edhe PD-ja të shprehet po njësoj, përmes ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Balla komentoi dhe raportin e PE-së për Shqipërinë, që sipas tij është shumë pozitiv për vendin, duke vlerësuar reformat e bëra në vendin tonë, dhe duke i hapur rrugën çeljes së negociatave në qershorin e ardhshëm.

‘’BE ka një strukturë vendimarrëse që përbëhet nga tre institucione Këshilli i Europës, Komisioni dhe Parlamenti Europian, dhe të treja këto kanë shprehur vullnetin e tyre pozitiv për çeljen e negociatave, vendim që pritet që të miratohet në qershorin e ardhshëm”, u shpreh Balla.

Ndërkohë që deputeti i PS-së komentoi dhe vendimin e kolegëve demokratë për të bojkotuar Kuvendin, duke thënë se ai shrpeson shumë që ata do ti rikthehen bashkëpunimit në interes të vendit.

Gazetari i Fax News: Çfarë mendoni ju për deputetët që bojkotojnë Kuvendin për gjashtë muaj, dhe shkojnë vetëm për të mos djegur mandatin. A do të ketë ndonjë nismë që paratë e taksapaguesve shqiptarë të mos shkojnë kot?

Balla: Unë mendoj se bojkotit të opozitës po i vjen fundi, besoj dhe shpresoj që të jemi të gjithë së bashku për të votuar ndryshimet në kodin zgjedhor, dhe ligjet të tjera që zgjidhin hallet e përditshme të qytetarëve shqiptarë.

 

About The Author

Related posts