Dhjetor 10, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Turqia e ve në pranga, Shqipëria e shpall non grada: Kush është eurodeputetja Eleni Theokarous

Turqia e ve në pranga, Shqipëria e shpall non grada: Kush është eurodeputetja Eleni Theokarous

KMA NEWS / Turqia e ve në pranga, Shqipëria e shpall non grada: Kush është eurodeputetja Eleni Theokarous

Eurodeputetja qipriote, Eleni Theoharous u shpall person i padëshirueshëm në shtetin shqiptar, pas një vendimi të bërë publik nga Ministria e Punëve të Jashtme ditën e djeshme.

Arsyeja e këtij vendimi lidhej me shfaqjet e përsëritura ekstremiste të eurodeputetes dhe prononcimet e saj që nxisin urrejtje dhe cenim të rendit kushtetues të Shqipërisë.

Theoharous reagoi pas vendimit të Shqipërisë dhe njoftoi se do të flasë për Kacifën edhe para Parlamentit Evropian të hënën, ndërsa shpalljen “non grata” në Shqipëri e konsideroi si “titull nderi”.

“Të shpallem person non-grata në Shqipëri, është një titull nderi, pasi vihem në shënjestrën e regjimit diktatorial e të korruptuar të Edi Ramës. Ky vendim nuk mund të zbehë rezistencën time, apo pasionin tim për ruajtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e Vorio Epirit”, deklaroi Theoharous.

Por kush është eurodeputetja Eleni Theoharous

Eurodeputetja Eleni Theokarous ka lindur në vitin 1953 në Qipro. Është me profesion kirurge. Është bërë pjesë e politikës si pjesë e ‘Lëvizjes Solidare”. Nga viti 2001 deri në vitin 2009 ka qenë anëtare e Dhomës së Përfaqesuesve të Qipros. Në vitin 2009 u zgjodh për herë të parë eurodeputete ndërsa në vitin 2014 për herë të dytë.

Në vitin 2015 doli si kandidatë e pavarur ndërsa në vitin 2016 ajo doli në mbështetje të tezës për ndryshimin e qëndrimeve ndaj Qipros duke bashkëpunuar me grupet nacionaliste greko-qipriote, shkruan Scan Tv.

Në Parlamentin Europian është pjesë e grupit të konservatorëve dhe reformatorëve europiane. Aktualisht është pjesë e Komitetit të Peticioneve në Parlamentin Europian, ndërsa më parë ka qenë anëtare e komitetit të zhvillimit apo Komitetit për Punët e Jashtme.

Në karrierën e saj, shënohen edhe disa përplasje që kanë çuar në arrestime apo kërkesa për arrestime.

Në mars të vitit 2011, ajo u arrestua sëbashku me tre eurodeputetë të tjerë nga ushtria turke ndërsa zhvillonte një vizitë në Famagusta të Qipros për të parë gjendjen e monumenteve e të ndërtesave fetare.

Ndërsa në vitin 2017, Azerbajxhani lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar për eurodeputeten Theoharous dhe dy eurodeputetë të tjerë që ishin mes 100 vëzhguesve nga 30 vende gjatë referendumit. Kërkesa në fakt nuk u pranua nga Interpoli.

Tashmë, Shqipëria e ka shpallur “non grata” eurodeputeten, sëbashku me 52 shtetas të tjerë, me akuzën se në ceremoninë e varrimit të terroristit Kaçifas të cilin e kthyen në manifestim pak ditë më parë në Bularat të Gjirokastrës kanë cënuar rendin kushtetues shqiptar, sigurinë publike e kanë bërë thirrje ekstremiste.

Eurodeputetja veç se një ekstremiste e thekut është edhe një shpifëse e pa skrupull. Në një deklarat shtypi të publikuar nga zyra e shtypit të partisë së saj, si dhe në faqen zyrtare të saj të FB, ajo shpif kur deklaron se grekët në Shqipëri janë të shtypur tmerrësisht!

Që minoriteti grek në Shqipëri nuk ka pas të drejta të barabarta me shqiptarët, për këtë jemi plotësisht dakort! Minoriteti grek në Shqipëri kishte të drejta 5 herë më shumë se sa ne shqiptarët, kështu që asnjë herë nuk mund të quhen të drejta të barabarta. Ktë e di shumë mirë Dulja( Tulja) sikur e quajn politikanë grek me ironi,  e di Barka që lumdronte në të drejtat e minoritetit e shumë Dule e Barka si këto që u shkolluan dhe punësuan pa të drejtë duke lënë jashtë dyerve të Universitetit dhe larg tavolinave të administratës shumë qytetarë shqiptarë që ishin nxënës dhe studentë shumë herë më të mirë se sa kto mostra tradhëtar. Ja pra që nuk kishin të drejta të barabarta!

“Nuk mund të më thyejn, as rezistencën time, as vullnetin tim, as pasionin tim për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të grekëve tmerrësisht të shtypur të Vorio Epirit”.-shprehet Theokarous

45805292_10155533739937084_8711195902611554304_n (1)45730609_10155531892142084_9136165036601901056_n45643541_10155533740032084_5406791684480565248_n43950681_10155484225072084_4898812682473308160_n

About The Author

Related posts