Tetor 18, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Veliaj flet për protestën e banorëve në Astir: Ose do vijojmë drejt Europës, ose do të theremi me njëri-tjetrin…

Veliaj flet për protestën e banorëve në Astir: Ose do vijojmë drejt Europës, ose do të theremi me njëri-tjetrin…

KMA NEWS / Veliaj flet për protestën e banorëve në Astir: Ose do vijojmë drejt Europës, ose do të theremi me njëri-tjetrin…

Ditën e sotme gjatë ceremonisë përkujtimore të 74-vjetorit të çlirimit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj i cili ishte i pranishëm foli mbi protestën e banorëve të Unazës së Re, para dyerve të bashkisë dy ditë me parë.

Gjatë fjalës së tij kryebashkiaku Veliaj u shpreh se “ky është një kryqëzim me rëndësi për Tiranën, ose do të vijojmë drejt Europës ose do theremi me njëri tjetrin.”

Pardje u dogjën goma para bashkisë pas 74 viteve, jo nga pushtuesit apo zaptuesit, por nga ne vetë. Prandaj ky është moment reflektimi. Do kthehemi pas të flemë gjumë? Apo do të përveshim mëngët të përqafojmë njëri tjetrin dhe të mos lejojmë politikanët që të na përçajnë, për të na penguar në këtë rrugëtim. Kjo bëhet për të na sabotuar që ne të mos bëhemi pjesë e BE.

Teksa presim që në qershor të hapen negociatat, si mund të bojkotohet parlamenti dhe këshilli bashkiak dhe të sabotojmë njëri tjetrin. Ky është një kryqëzim me rëndësi për Tiranën, ose do të vijojmë drejt Europës ose do theremi me njëri tjetrin. Kur ne shqiptarët punojmë dhe bashkëpunojmë ia dalim. Tirana nuk ka kohë për të humbur, prandaj i ftoj qytetarët që të përqafojnë punën dhe progresin.”- u shpreh Veliaj.

About The Author

Related posts