Nëntor 13, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Vrasja e Katsifas, PBDNJ letër Metës: Kërkojmë impenjimin tuaj që trupi t’i kthehet familjes

Vrasja e Katsifas, PBDNJ letër Metës: Kërkojmë impenjimin tuaj që trupi t’i kthehet familjes

KMA NEWS / Vrasja e Katsifas, PBDNJ letër Metës: Kërkojmë impenjimin tuaj që trupi t’i kthehet familjes

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule i ka dërguar sot një letër Presidentit të Republikës Ilir Meta, duke kërkuar impenjimin e tij edhe në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për çështjen e të ndjerit Konstandinos Kaçifas dhe dorëzimin e trupit të tij për varrim.

“Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut z. Vangjel Dule, iu drejtua sot me një letër Presidentit të Republikës z. Ilir Meta, duke kërkuar impenjimin e tij edhe në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për çështjen e të ndjerit Konstandinos Kaçifas dhe dorëzimin e trupit të tij për varrim.

Çështja e dhimbjes së familjarëve, sensibilitetit të Komunitetit Grek dhe dimensioni human për të kryer ritet e përcjelljes, nuk mund të trajtohet me indifirencë burokratike dhe formalitete justifikues.”– thuhet në njoftimin e presidencës.

Konstantinos Kacifas u vra 8 ditë më parë nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë. Ai nuk pranoi të dorëzohej. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke.

Pas vrasjes, familja pati pretendime për trupin e të riut, dhe akuzoi RENEA-n se fillimisht e kishte plagosur dhe më pas e kishte vrarë. Po pas ekspertizave të kryera edhe në Tiranë tashmë duket se kërkesa e vetme që kanë familjarët ndaj shtetit shqiptar është tërheqja e trupit, dhe varrosja e të ndjerit.

About The Author

Related posts