Gusht 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Zonja Eurodeputete! Të qoftë rruga e mbarë dhe pushka top tu bëftë si Kaçifas

Zonja Eurodeputete! Të qoftë rruga e mbarë dhe pushka top tu bëftë si Kaçifas

KMA NEWS / Zonja Eurodeputete! Të qoftë rruga e mbarë dhe pushka top tu bëftë si Kaçifas!

Eurodeputetes greke të Qipros Eleni Theoharou, e cila pretendon se mbron të drejtat e njeriut, por që praktikisht bënë të kundërtën, për sa i përket rastit të Bularatit për vrasjen e minoritarit grek, I them, të qoftë rruga e mbarë dhe pushka top tu bëft si Kaçifas, bjeri edhe ti murit me kokë, se fundja muri do fajsohet, ti asnjë përgjegjësi sdo marrësh me vete!

Megjithatë do të falenderoja shumë nëse do ta çosh vërtetë çështjen e ekstremistit Kaçifas në Bruksel, se do të knaqesha nga duartrokitjet ironike të kolegve të tu, të cilët do të habiteshin se si një njeri i ligjeve po përpiqet të bëj hero një ekstremist, terrorist që qëlloj me armë mbi policinë shqiptare, në territorin shqiptar dhe që na qenkesh grek, i veshur edhe me uniformë ushtarake greke dhe paskesh ardhur edhe nga Greqia!

Ju zonjë e nderuar, me veprimet dhe idetë tuaja po inkurajon ekstremistët e vendeve të ndryshme që të armatosen, bile të veshin dhe uniforma ushtarake të vendeve të tyre dhe të sulmojnë organet e mbrojtjes dhe rendit të vendeve të tjera, për teket e një grushti njerzish të sëmur që veprojnë kundër rregullave të shoqërisë duke dëmtuar edhe vendet e tyre!

Zonja eurodeputete!

A mund të më thuash, çfar kërkonte Kaçifas në territorin shqiptar me uniformë ushtarake tuajn dhe i armatosur me gjithë atë municion dhe armë të sofistikuara?! Dhe ju thoni se e keni të drejtë morale ta mbroni. Mos vallë një gjë të tillë e kishit  edhe për terroristët që janë vrarë në Francë, Bruksel, Londër e vende të tjera, apo ata nuk ishin grek? Ku është ndryshimi i Konstandinit me to?

A mund të më thuash se nga kush u pagua dhe e bëri viktim të riun shqiptaro-grek? Kush ishin anëtarët e grupit të tij që e shoqëruan, por u zhdukën si minjtë, kur krisi pushka?

Zonja eurodeputete, mbrojtëse e të drejtave të njeriut!

Aman më thuaj: pse nuk e ke ngritur zërin dhe nuk je shqetësuar qoftë edhe një herë të vetme, për rreth 200 emigrantë shqiptarë të pafajshëm, të vrarë e masakruar nga policia greke dhe vllezrit tuaj grek, ku ata ndrysh nga ai, në vend të automatikut kishin kazëm e lopat që po ndërtonin Greqinë?! Apo ata nuk quhen njerëz edhe pse kanë dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimet ekonomike të shtetit grek?

A dini ju se po mos të ishin këto emigrantët shqiptarë, në Greqi sdo ishin zhvilluar lojrat Olimpike Athina 2004?!

Zonja eurodeputete! A mos ishte pak e tepërt që u lejuam dhe respektuam të festonit 28 tetorin në territorin shqiptar, dhe pse nuk i merni eshtrat e ushtarëve siç veprohet në gjithë botën sipas ligjeve ndërkombtare dhe ti varrosni e respektoni në vendin tuaj?

Edi shumë mirë edhe këtë. Me kalimin e viteve ju do të kërkoni territorin e asaj zone si tokë e juaja me pretendimin se atje keni dhe varrezat e dëshmorve dhe ajo është tokë greke. Por mos u mërzit se do ta rregullojm edhe atë punë, se jo të gjithë shqiptarët blihen e shiten me para! Shqiptarët i dalin zot vet vendit.

Kam shumë pyetje për ju zonja eurodeputete, por nuk ja vlen të zgjatem shumë, kur kupton dhe bën sikur nuk dëgjoni, kur vjen si eurodeputete e PE dhe na hiqesh si anëtare e Agimit të Artë, por po të jap një këshill, kur të flasësh herë tjetër për këtë çeshtje dhe të ngjashme, vendos bythën në kolltuk e jo kokën!

Ja pretendimi i eurodeputetes greke të Qipros, për vrasjen e ekstremistit Kaçifas, të cilin pas këtyre reagimeve të shumta të qarqeve dhe politikanëve të ndryshëm grek, unë do ta quaj terrorist jo ekstremist, se termi i ekstremistit i shkon më për shtat zonjës deputete dhe atyre qarqeve të caktuara nga dy anët e kufirit që për interesa personale duan ta bëjnë hero Konstandinin e Bularatit.

Eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous e konsideroi detyrim moral të ngrejë çështjen ”Kacifas” si dhe të shkeljes sipas saj të të drejtave të minoritarëve të zonës në Shqipëri.

“Kacifas mund të arrestohej por u ekzekutua nga policia shqiptare”-ka thënë eurodeptuetja për mediat greke.

Edhe më herët eurodeputetja greke ka thënë se vrasja e Kacifas do t’i hapë probleme Shqipërisë me anëtarësimin në BE.

”Kam detyrim moral të hap çështjen e shkeljes së të drejtave dhe vrasjes së Kacifas në Parlamentin Evropian”,-ka thënë ajo.

About The Author

Related posts