Janar 19, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Dhjetori i zjarrtë politik në Serbi

Dhjetori i zjarrtë politik në Serbi
REKLAMA NE LAJM

KMA NEWS / Dhjetori i zjarrtë politik në Serbi

Të shtunën (29.12.) mbahen protestat e katërta me radhë në Beograd, kundër dhunës politike në Serbi. Presidenti Aleksandar Vuçiq thotë se nuk do të shqetësohej sikur në rrugë të dalin edhe pesë milionë njerëz.

    
Serbien Belgrad Proteste gegen Regierung (picture-alliance/AA/M. Miskow)

Protestat kanë filluar me 8 dhjetor. Të mbështetura nga një spektër i gjerë opozitar, të krahut të djathtë por edhe të majtë politik,  mijëra demonstrues parakaluan disa herë rrugëve të Beogradit me kërkesën “Stop këmishave të përgjakura”. Këto kërkesa i referohen zhvillimeve të fundit politike në Serbi, në veçanti pas rrahjes brutale të politikanit opozitar, Borko Stefanoviq, në fund të nëntorit në qytetin Krushevc.

Aktorët e dhunës janë kapur, por ndërkohë janë liruar. Gjithnjë e më shumë serbë po mblidhen në frontin politik kundër dhunës dhe ofendimeve të opozitës nga ana e pushtetit, i cili po përpiqet të mbajë nën kontroll të plotë edhe mediat. E gjitha kjo ka elektrizuar atmosfernë në vend.

Prej demonstratave të para me 8 dhjetor, çdo të shtunë në rrugët e Beogradit po mblidhen me mijëra njerëz. Forcimi i protestave i ka befasuar përfaqësuesit e qeverisë, të cilët kontrollojnë dy të tretat e deputetëve në parlament, por edhe opozitën e dobët dhe të përçarë. Fytyrat kryesore të protestës janë aktore Branislav Trifunoviq dhe studiuesja e politikës Jelena Anasonoviq.

Serbien Belgrad Proteste gegen Regierung (picture-alliance/dpa/B. Babic)Motoja – 1 nga 5 milionët

Lufta me numra

Presidenti Aleksandar Vuçiq si dhe ministri i Brendshëm Stefanoviq po përpiqen të ulin sa më shumë numrin e pjesëmarrësve në protesta, përmes mediave të kontrolluara. Organizatorët thonë se të shtunën e fundit kanë protestuar mbi 40.000 njerëz. Ndërsa presidenti Vuçiq foli për 5000. Por forcimi i protestave e ka detyruar presidentin ta ndryshojë taktikën. Ai fajësoi opozitën për fshehje pas demonstruesve, me fjalët se “sikur edhe pesë milionë të dalin në rrugë, unë nuk do t’i plotësoja kërkesat e tyre”.

Demonstrata e ditës së shtunë do të mbahet nën moton “Unë jam një nga pesë milionët”. Vuçiqi tha se është i gatshëm për zgjedhje të reja. Por ato do të mbaheshin në kushte të cilat shumë vështirë mund të quhen demokratike. Në regjistrat zgjedhorë ka ende shumë persona të vdekur dhe emra të njerëzve të cilët prej vitesh jetojnë jashtë vendit. Pastrimi i listave zgjedhore nuk është bërë, e pa kushtet e domosdoshme, opozita nuk ka shanse për fitore. Një pjesë e opozitës ka bërë të ditur se do t’i bojkotonte zgjedhjet e reja.

Parisi më afër se Beogradi

Drejtuesi i organizatës BIRODI, Zoran Gavriloviq thotë se raportimet e mediave për protestat kanë pasur shumë mangësi. „Është paradoksale, por televizionet nacionale raportojnë për protestat në fund të emisioneve ose pas raportimeve për protestat në Paris, të cilave u kushtohet më shumë vëmendje sesa atyre në Beograd”.

Gjendja e mediave në Serbi vlerësohet si “fundi mediatik”, sepse partia në pushtet ka një dominim absolut gati tek të gjitha mediat. Kontrolli nuk bëhet përmes cenzurës, si në kohën e autokratit Sllobodan Millosheviq. Por shteti sot është financuesi më i madh i mediave, përmes reklamave. Në këtë mënyrë ato mbahen nën kontroll.

Serbien Belgrad Proteste gegen Regierung (Getty Images/AFP/A. Isakovic)

Kthimi mbrapa

Gazetari serb që jeton në Suedi, Predrag Dragosavac është i shqetësuar me gjendjen në Serbi. “Këto demonstrata në tregojnë se në Serbi në fundi të vitit 2018 nuk kemi madje as një “infrastrukturë” të shoqërisë demokratike. Gjendja tani është më e keqe se në vitet 90-të”, thotë ai për Deutsche Wellen. Dragosavac thotë se protestuesit kanë dëshmuar një lloj naiviteti politik, sepse kërkesat e tyre janë minimale. „Raportimet korrekte për protesta dhe përmirësimi i listave zgjedhore janë standarde normale demokratike”, mendon ai. Qëllimi i protestave duhet të jetë shumë i qartë dhe largpamës. Ndërsa vet fakti që serbët sërish duhet të dalin në rrugë dhe kërkojnë demokraci, tregon për gjendjen e rëndë në shoqëri.

Në protesta marrin pjesë gati të gjithë politikanët e opozitës, por ata mbeten në sfond. Asnjë prej tyre nuk ka mbajtur ndonjë fjalim. Shkaku: Mungesa e mbështetjes në popull. Njerëzit në Serbi janë të dëshpëruar me gjendjen, sepse forcat demokratike nuk e kanë shfrytëzuar shansin për përmirësimin e gjendjes, pas rrëzimit të Millosheviqit.

Por gazetari Slobodan Stupar është optimist: „Protestat e deritanishme kanë treguar se protestat e ardhshme do të jenë edhe më masive, sepse në Serbi po zvogëlohet numri i serbëve që kanë frikë nga Vuçiqi”. E ky është një lajm i keq për vet Aleksandar Vuçiqin./DW/

REKLAMA NE LAJM

About The Author

Related posts