Dhjetor 10, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Marveshja: Qeveria dhe Opozita shqiptare kundër qytetarëve të vet

Marveshja: Qeveria dhe Opozita shqiptare kundër qytetarëve të vet

KMA NEWS / Marveshja: Qeveria dhe Opozita shqiptare kundër qytetarëve të vet

Nga Kujtim VANI

Kujtim VANIVazhdon aksioni për prishjen e shtëpive për gjatë Unazës së Madhe në Tiranë

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me qeverinë Rama , po bëjnë përpjekjet maksimale për prishjen e banesave të qytetarëve në Unazën e Re, duke marrë shkas nga projekti për  zgjerimin e rrugës se Unazës.

Prej rreth një muaj banorët e Astir,  janë përfshirë në protesta në mbrojtje të banesave të tyre, ndërkohë që sot,  fadromat e Erion Veliajt janë spostuar edhe në Shkozë.

Ajo çka bie në sy është, se ndërtesat janë ndërtuar që para më shumë se 20 viteve,  ndërkohë që sot, pikërisht në ditët e festave kombtare dhe të fundvitit, qeveria aktuale dhe Bashkia e kryeqytetit po bëjnë përpjekjet maksimale për ti nxjerr banorët në rrugë, dhe aq më keq në këto ditë të ftohta dimri dhe acari.

Pyetja që shtrohet është:

Pse banesat po prishen pikërisht tani në mes të dimrit, në pikën e acarit dhe të ftohtit?!

Pse nuk penalizohet as një drejtues qeverie apo bashkie që kanë qeverisur gjatë këtyre 20 viteve, që kanë lejuar  të hedhin rrënjë dhe të bëhen pronarë të ligjshëm edhe ata që kanë ndërtuar në mënyrë të pa ligjëshme?!

Si mund ti festojnë Krishtlindjet dhe vitin e ri qeveritarët dhe politikanët tanë me fëmijët e tyre?! Kur fëmijët e fukarenjëve, jo vetëm që nuk do munden të festojnë, por do të dergjen rrugëve pa strehë dhe do të kthehen në pemë dekorative të krishtlindjeve dhe vitit të ri si shkak i të ftohtit dhe ngricës?!

Pse e kemi qeverinë, veç për të prishur?!

JO! JO!

E vërteta është se në Shqipëri nuk ka as qeveri dhe as Opozitë!

Rrihen dhe sakatohen banorët që po mbrojnë djersën e tyre dhe përgëzohen fashistët grek, që për politikantë dhe qeveritarët quhet si e pavërtetë, por që faktikish Pushtuan Bularatin!

Më në fund koha që të hash turpin me bukë ka ardhur! Në Shqipërinë tonë nuk të bënë përshtypje më asgjë! Turp!

Po ndiqja me vemendje protestën e Shkozës, ku një deputet i PD u shpreh se, Erion Velija po bënë si Enver Hoxha, që ua shembte shtëpitë qytetarëve dhe thoshte se i shembën vetë vullnetarisht. Edhe ky zotëria gabohet, se e ka nga syzat me të cilat e shikon të vërtetën, se në kohën e diktaturës nëse kishe 24 minuta, jo ma 24 orë që ishe futur në shtëpinë e re, që e kishe ndërtuar në mënyrë të pa ligjëshme, jashtë visë së Verdhë siç quhej asokohe, nuk ta shembte dotë as qeveria dhe as partia, se nuk ua lejonte ligji. Pra i themi zotërisë deputet të PD, se ju bashkë me kolegët tuaj të PS etj, pazaret i bëni bashkë.

A ka ndonjë pazarë për rrotacionin e pushtetit një herë në tetë vjet mes partive të mëdha e të vjetra?!

Kjo duket qartë edhe nga përjashtimi që u bëjnë nga zgjedhjet  partive të vogla dhe emigrantëve.

Në çë vend të botës ua prishin shtëpitë për Krishtëlindje, veçse u dhurojnë shtëpi të reja?!

Ju si parlametarë, si opozitarë-qeveritarë,  matematikisht dhe llogjikisht na dilni të jeni SUPËR DIKTATORË, mos edhe të shitur e të blerë!

Populli duhet të zgjohet nga gjumi i thellë, se nesër do të jetë tepër vonë dhe nuk do ket mundësi për asnjë rikuperim!

 

About The Author

Related posts