Nëntor 13, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Për një shije fantastike/ Receta e plotë e gjelit të detit të mbushur

Për një shije fantastike/ Receta e plotë e gjelit të detit të mbushur

KMA NEWS / Receta e plotë e gjelit të detit të mbushur

Mungesa e gjelit të detit në tryezën festive të Vitit të Ri është një “mëkat” që askush nuk guxon ta bëjë.
Ingredientët për 8 persona:
6‐7 kg gjel deti
Mbushja:
1 ½ kupë oriz
1 qepë të grirë
3/4 kupë selino të prerë
2 kupa kërpudha të freskëta në feta të holla
1 mollë jeshile në feta
4 hudhra të grira
½ kupë arra
6 kajsi të thara të prera në katërsh
½ kupë stafidhe
½ kupë majdanoz i freskët
½ kupë + 1 lugë të madhe lëng pule
Kripë
Piper
Lëngu i mishit:
6 kupa lëng pule
2 karota të mëdha në copëza
2 qepë prerë trashë
2 kërcej selino
Qafa, krahët e gjelit
1/3 kupë miell i përzier me ujë
1 lugë të madhe rozmarinë të freskët të prerë
2 lugë të vogla nenexhik
Kripë
Piper
Përgatitja e mbushjes:
Zieni 3½ kupa ujë me kripë. Hidhni orizin, ziejeni pak dhe kullojeni. Vendoseni në një tas të madh.
Zieni 1 lugë të madhe lëng me qepën dhe shtoni më pas kërpudhat dhe selinonë. Gatuani për 2‐3 minuta.
Përzieni të gjithë përbërësit e tjerë dhe hidhini kripë dhe piperin. Gjithmonë mbusheni menjëherë përpara pjekjes.
Gjeli:
Shpëlani, thani gjelin. Ndizni furrën në 180 gradë C. Mbushni gjelin. Lyeni gjelin me pak kripë, piper.
Vendoseni në furrë me gjoksin poshtë. Vendosni në tepsi 1 kupë lëng. Kontrollojeni derisa te bindeni që është pjekur.
Lëngu:
Zieni të gjithë përbërësit pa miellin, nenexhikun, rozmarinën, kripën dhe piperin përreth 1 orë në zjarr mesatar.
Kulloni ujin duke larguar copat e ngurta. Zieni ¼ kupë brodo në një tigan dhe hidhjani nga pak miellin.
Vazhdoni të hidhni pjesën tjetër të brodos pak nga pak duke e mbajtur mbi zjarr të ulët. Shtoni rozmarinën dhe gatuajeni për 20 minuta. Spërkateni me nenexhik, kripë dhe piper.

About The Author

Related posts