Nëntor 18, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Përleshje gjatë protestave në Paris

Përleshje gjatë protestave në Paris

KMA NEWS / Përleshje gjatë protestave në Paris

Policia franceze hodhi gaz lotsjellës të shtunën mbi protestuesit me “jelekë të verdhë” në Champs Elysees. Demonstruesit po protestojnë kundër kostos së lartë të jetesës.

Policia tha se të paktën 1 mijë e 500 demonstrues dolën rrugëve të Parisit dhe sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, me shumë se 343 veta janë arrestuar mes masash të jashtëzakonshme të sigurisë.

Policia hodhi gaz lotsjellës mbi protestuesit që ishin nisur drejt pallatit presidencial.

Në pritje të javës së katërt të protestave të dhunshme, Franca mbylli Kullën Eiffel dhe monumentet e tjera turistike si dhe mobilizoi dhjetëra mijëra forca të sigurisë.

Shume dyqane në Paris u mbuluan me mbrojtëse para protestave të së shtunës për të shmangur thyerjen apo plaçkitjen dhe policia u vendos në shumë bulevarde të qytetit.

Më shumës e 89 mijë pjesëtarë të policisë janë vendosur gjithandej Francës, ndryshe nga 65 mijë sa ishin një javë më parë, kur protestat kundër taksave u shndërruan në trazira që lanë pas vetes më shumë se 130 të lënduar.

Policia largoi nga rrugët çdo lëndë që mund të përdorej si armë gjatë protestave përfshirë edhe karriget e tavolinat përballë kafeneve.

Presidenti, Emmanuel Macron, i bëri një vizitë të paparalajmëruar një grupi të oficerëve të sigurisë jashtë Parisit për t’i falënderuar ata për punën e tyre.

Që kur filluan trazirat në muajin nëntor si kundërpërgjigje ndaj taksave të karburanteve, katër veta kanë humbur jetën në aksidente të lidhura me protestat.

Ndonëse presidenti Macron hoqi dorë nga rritja e taksës për karburantet, protestuesit shtruan kërkesa të reja që lidhen me çështje ekonomike që godasin punëtorët, pensionistët dhe studentët.

Zyrtarët qeveritarë janë të shqetësuar për mundësinë qe përsëritja e dhunës së javës së kaluar mund të dobësojë ekonominë dhe të rrisë dyshimet për mbijetesën e qeverisë.

Autoritetet janë të shqetësuara se grupet e ekstremit të djathtë, anarkistët dhe grupet anti-kapitaliste si “Blloku i Zi”, mund të imitojnë lëvizjen e “jelekëve të verdhë”.

Lëvizja e “jelekëve të verdhë” po tejkalon kufijtë dhe tashmë janë planifikuar protesta në Belgjikë dhe Holandë.

Asnjëri prej këtyre vendeve nuk ka paralajmëruar rritje takse për karburantet që ishin nxitësi i protestave masive dhe të dhunshme në Francë gjatë javëve të fundit.

Qindra policë janë mobiluar në Bruksel të shtunën, ku “jelekët e verdhë” u përplasën më policinë javën e kaluar dhe dogjën dy makina të saj. Më shumë se 70 veta janë arrestuar.

About The Author

Related posts