Dhjetor 10, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Shpërthejn studentët Në Tiranë: Marshim nga të gjitha anët para ministrisë së Arsimit

Shpërthejn studentët Në Tiranë: Marshim nga të gjitha anët para ministrisë së Arsimit

KMA NEWS / Shpërthejn studentët Në Tiranë: Marshim nga të gjitha anët para ministrisë së Arsimit

Studentët e të gjithë fakulteteve në Tiranë, po marshojnë sot në ditën e tretë të protestës së tyre, ku kërkojnë: uljen e tarifave të shkollimit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.

Të gjitha rrugët kryesore të kryeqytetit janë mbushur me studentë të cilët të vetorganizuar nga të gjithë fakultetet janë grumbulluar dhe po marshojnë drejt ministrisë së Arsimit, ku do të jetë dhe vendtakimi i tyre.

Në bojkot sot janë: Studentet e Juridikut, Ekonomikut, fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe UBT. Studentëve në kryeqytet po u bashkohen edhe ato të Shkodrës, Korçës dhe Elbasanit.

Marshimi nga të gjitha fakultetet ka  nisë në orën 9:30, për t’u grumbulluar në orën 10:00 tek Ministria e Arsimit, ashtu siç ndodhi edhe gjatë ditës së djeshme.

Ajo çfar bie në sy është se studentët kanë përjashtuar politikën nga kjo protestë, duke lëshuar edhe thirrje, si “Jashtë Politika”! etj.

About The Author

Related posts