Shtator 17, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

‘’U mbars mali e polli një mi”, kush është ministrja e re e Ramës që e pi kafen me një vend me Lindën

‘’U mbars mali e polli një mi”, kush është ministrja e re e Ramës që e pi kafen me një vend me Lindën

KMA NEWS / ‘’U mbars mali e polli një mi”, kush është ministrja e re e Ramës që e pi kafen me një vend me Lindën

Ndryshimet e bëra nga qeveria Rama gjatë ditës së djeshme janë pritur keq nga analistë dhe qytetarë, të cilët shprehen se sa kohë që vetë kryeministri mbetet Edi, situata në vend do të vijojë të mbetet po njësoj.

Përveç kësaj shumnë nga emrat e propozuar janë pothuajse anonimë në politikë, si dhe disa prej tyre përfliten për lidhje të ngushta me familjen e kryeministrit.

Kështu Anila Denaj, e cila është propozuar që ti zërë vendin superministrit Arben Ahmetaj, sipas gazetës Dita ka njohje të vjetra me Linda Ramën, madje çdo ditë kafen e pijnë në të njëjtin vend.

Ndërkohë po sipas kësaj gazete edhe ministrja që do të zëvendësojë Kumbaron, arkitetja Elva Margariti, është ajo që dikur i zgjidhte perdet kryeministrit Rama dhe familjes së tij.

Po ashtu një emër mjaft i anatemuar është ai i Genti Cakajt, të riut nga Kosova që do të marrë në dorë Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Europës, një zgjedhje kjo që pritet të marrë kontestime në disa prej selive diplomatike tëvendeve të BE-së.


Ministrja e propozuar Anila Denaj

Pjesë nga shkrimi i Ditës:

Por ndryshimet ministrore që bëri Rama i ngjajnë asaj thënies së vjetër, “u mbars mali e polli një mi”.

Njerëzit e zgjedhur mund të kenë karakterin e tyre, por as mosha, as anonimati i tyre ideologjik nuk premtojnë ndryshime të shpejta.

Aq me pak përfaqësojnë të majtën. Nuk kanë asnjë lidhje me të. As nga vlerat e së majtës, as nga vizioni i saj, as nga përfaqësimi politik dhe mendimi i saj shkencor apo teknokrat.

Anila Denaj, e ardhur nga sistemi bankar privat, e vendosur në postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, një nga institucionet më të akuzuara për korrupsion. Ndoshta merita e vetme është që gruaja e tij e pi kafen në të njëjtin vend ku e pi edhe Linda Rama. Gjërat puqen nganjëherë!

Genti Cakaj, një i ri shqiptar nga Kosova, pasi kaloi nga zyra e shefit të qeverisë si këshilltar për emigrimin, tani u befasua që do të jetë ministër, dhe ministër i Jashtëm, por as ai vetë nuk e di se çfarë është e majta në shtetin amë.

Mirela Kumbaro do të zëvendësohet nga Elva Margariti Asllani. Njeriu që u njoh me Ramën përmes një kompanie të bashkëshortit të saj dhe që morën përsipër të gjejnë perdet, kolltukët, abazhurët që donte Rama nè zyrè kur hyri nè kryeministri. Nga perdet kaloi edhe kjo rendin e këshilltares, u stërvit si koordinatore të një projekti mbi fshatrat, tani është ministre.

Shumë nga zgjedhjet e Ramës kalojnë nga histori private të tij: anonimë, për të cilët duhet të hysh në Google për të ditur se cilët janë.

Rama, edhe një herë, ka zgjedhur një qeveri rreth vetes dhe për vete. Nuk ka zgjedhur një ekip për të majtën dhe rreth së majtës. Është një qeveri që sundohet lehtë, por askush nuk e di se sa mirë dhe gjatë mund të qeverisësh me një ekip të tillë.

Si për të vënë një kapak zgjedhjes së tij, Erion Braçe, që, befas, nga luftëtar u bë i heshturi i madh në zgjedhjen e Ridvan Bodes në bordin drejtues të Bankës së Shtetit.

Në qeverinë e re Rama, të riformatuar, do të jenë edhe dy shqiptarë të Kosovës. Ish zëvendësministra që u bënë ministra. Në dy nga dikasteret më të rëndësishme të vendit: në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Genti Cakaj, dhe, në Ministrinë e Arsimit, Besa Shahini.

Është hera e parë në shumë dekada që Shqipëria ka në përbërjen e ekipit të saj qeveritar dy përfaqësues të shqiptarëve të Kosovës.
Nuk është një gjetje e re. Shumë dekada më parë, në parlamentin e shtetit shqiptar, kishte gjithnjë disa vende të rezervuara për deputetët, si quhej atëherë, të “Përtej Drinit”.

Dy emërimet, në dy nga dikasteret më të rëndësishme, e ndihmojnë Shqipërinë dhe Kosovën për diçka? Apo e gjitha është një nismë që i shërben imazhit të tij personal? Tipare të një burri shteti apo veprime të një populisti të rëndomtë?

Përzgjedhja e dy figurave, njëres prej të cilave nuk i gjendet as jeteshkrimi nuk është e denjë as për vetë Kosovën, që, nëqoftëse duhej domosdo të ishte në trupën qeverisëse, mund të mendohej dhe, sidomos, të përzgjidhej më mirë. Aty ka figura shumë herë më të merituara, me njohje diplomatike, më të afërta me perëndimin, me njerëz me vizion perëndimor dhe me shkollim të fuqishëm; në Kosovë ka njerëz me staturë të shkëlqyer në fushën e arsimit dhe të dijeve.

Përse i bëri Edi Rama këto ndryshime të thella? Deri në mesin e dhjetorit nuk u dha asnjë shenjë, megjithë paralajmërimet e shtatorit të tipit Llalla, se do të kishte ndryshime. Edi Rama po flinte i qetë mbi dafinat që i kishte thurë për vete, ashtu si edhe tani mendon se do të bëjë gjumë të rehatshëm.

Lëvizja studentore e tundi. Jo me shuplakën që i pëlqen të citojë, sikur ishte një gjë e vogël, por me uraganin që krijoi, qoftë edhe me paqartësitë e saj. Ajo na tregoi të gjithëve se gjërat duhen lëvizur.

Por, ai bëri, edhe një herë, zgjedhjen e gabuar rrënjësisht dhe me gjasa kjo do të jetë zgjedhja e fundit e tij.

Mandati i tretë i tij tani është më larg se më parë. Faji nuk do të jetë i atyre, që, sipas tij, kërkojnë të mbushin administratën me djemtë e tezeve dhe të hallave, por i perceptimit të qeverisjes si një tepsi dhe i drejtimit si një timon.

Nuk ka vuajtur nga presioni i deputetëve apo i funksionarëve, por nga cinizmi i ekipit qeveritar ndaj tyre.

About The Author

Related posts