Shtator 17, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Vazhdoi edhe sot në ditën e pestë të saj protesta e studentëve

Vazhdoi edhe sot në ditën e pestë të saj protesta e studentëve

KMA NEWS / Vazhdoi edhe sot në ditën e pestë të saj protesta e studentëve

Me mijëra studentë të universiteteve publike shqiptare zhvilluan sot për të pestën ditë rrjesht  tubimin e radhës në protestën para ministrisë së arsimit. Ata kërkojnë përgjysmim të tarifave dhe lehtësi të tjera për periudhën e studimeve.

Studentët thanë se janë mosbesues ndaj negociatave, ndaj vendosën që të mos pranojnë asnjë bisedim ose negociatë, por thjesht presin që kërkesat e tyre të plotësohen nga autoritetet.

Protestuesit thonë se janë fyer nga deklaratat e kryeministrit Rama se bëhej fjalë për disa studentë ngelës. Ndaj ata dolën me mijëra nëpër rrugët e Tiranës dhe qyteteve të tjera universitare për të treguar se bëhej fjalë për një abuzim të shtetit me paratë e familjeve të tyre. Ata thonë në tubimet e tyre se qeveria po u shtrenjtonte studimet me masa shtesë, duke ua vështirësuar më tej jetesën e periudhës universitare.

Protesta nisi nga universitetet publike të Tiranës dhe shpejt atyre iu bashkuan me tubime studentët e universiteteve të Durrësit, Korçës, Elbasanit, Shkodrës, Vlorës. Shumë prej tyre udhëtuan drejt kryeqytetit për ta marrë pjesë në tubimet e Tiranës.

Edhe studentët e Universitetit ‘Eqrem Çabej’ të Gjirokastrës iu bashkuan të dielën protestave, pasi ishin të fundit deri sot të papërfshirë në reagime publike. Në një tubim përpara Univesitetit, ata kërkuan frenimin e korrupsionit, uljen e tarifave, përmirësimin e kushteve në konvikte.

Qeveria plotësoi një nga pikat e kërkesave të protestuesve dhe u shpreh e gatshme për dialog mbi temat e tjera, por studentët pohuan se do ta vazhdojnë tubimet deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.

About The Author

Related posts