Dhjetor 10, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Vettingu rikthen deputetët e opozitës në Kuvend

Vettingu rikthen deputetët e opozitës në Kuvend

KMA NEWS / Vettingu rikthen deputetët e opozitës në Kuvend

Mbledhja e Këshillit të Legjislacionit për vetingun në politikë ka “detyruar” deputetët e opozitës të rikthehen në parlament.

Në mbledhjen e këtij këshilli folën ekspertët e dy palëve, ndërsa kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi se për këtë çështje Komisioni i Venecias do të kthente përgjigje zyrtare në 14 dhjetor, ndërsa paraprakisht u tha se ky komision mund të ketë hedhur poshtë idenë e ndërhyrjes në Kushtetutë, veçse rregullimet në ligj.

Eksperti i PS, Artur Metani gjatë fjalës së tij u shpreh se ka paqartësi se cila do jetë struktura që do bëjë procesin e vetingut. Ai tha se projektligji nuk është në përputhje me konventën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

“Në gjykimin tonë, projektligji i propozuar, paraqet:
1-mangësi në drejtim të parashikimit në nivel kushtetues të mënyrës së zbatimit të procesit të garantimit të integritetit të funksionarit publik;
2-kufizim të të drejtave themelore të subjekteve mbi të cilët parashikon të shtrijë efektet, pa respektuar parimin e proporcionalitetit;
3-mundësi për dublim në mënyrë të papërshtatshme dhe pengim të zbatimittë dispozitave që rregullojnë funksionimin e gjykatave të posaçme, Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, ILDKPKI-së, të institucioneve përgjegjëse që merren me procesin e dekriminalizimit.”, tha Metani.

Ndërkohë, Gazmend Bardhi, eksperti i PD-s tha se: “Masa e propozuar është e nevojshme dhe legjitime meqë Shqipëria aplikon sistemin zgjedhor te zgjedhjes se kandidateve për deputete me lista të mbyllura. Qëllimi i kufizimeve ka për qëllim mbrojtjen e institucioneve nga ndikimi i krimit të organizuar. Amendamendi kushtetues nuk parashikon organin që do bëjë verifikimin. Nënkuptohet se do ketë një organ ekzistues kushtetues. Organi që do bëjë verifikimin do caktohet me ligj. Jo çdo kontakt mund te konsiderohet i paligjshëm. Prandaj do te jetë ligji që do hartohet nëse miratohen ndryshimet, qe do te përcaktojnë se cila do konsiderohen kontakte te papërshtatshme”.

Në Venecia për draftin e vettingut do shkojnë nga PS: Ulsi Manja, Vasilika Hysi, Klotilda Ferhati dhe nga opozita: Oerd Bylykbashi, Enkeled Alibeaj, Silva Caka.

About The Author

Related posts