Dhjetor 10, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Video/ Nuk i lejuan të ngrihen në protestë, studentët në Elbasan hapin dyert e fakultetit

Video/ Nuk i lejuan të ngrihen në protestë, studentët në Elbasan hapin dyert e fakultetit

KMA NEWS / Video/ Nuk i lejuan të ngrihen në protestë, studentët në Elbasan hapin dyert e fakultetit

Ashtu siç ishte parashikuar, të gjithë studentët në të gjithë vendin, të vetëorganizuar, janë ngritur në protestë për uljen e tarifave të shkollimit dhe përmirësimin e kushteve në konvikte dhe auditore.

Ndërkohë studentët e Universitetit të Elbasanit janë kërcënuar nga pedagogët se do të marrin mungesa nëse bojkotojnë mësimin dhe i bashkohen protestës.

Por studentët e fakultetit të Infermierisë nuk u janë bindur urdhrave të pedagogëve dhe kanë hapur dyert duke u bashkuar me bashkëmoshatarët e tyre në protestë.

Në një prononcim për Televizionin Fax News,  një studente shprehet se janë kërcënuar për mungesa, por shprehet e vendosur për të protestuar për të drejtat e saj.

“Na kanë kërcënuar se do të na venë mungesë, por ne nuk kemi frikë edhe ndodhemi këtu sepse kërkojmë të drejtat tona.”- shprehet ajo.

Studentët i kërkojnë qeverisë:

  1. Anulimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 288, të miratuar më 21.05.2018, sidomos pikën 4 të tij që u vendos një gjobë të padrejtë studentëve për provimet e mbartura.
  2. Rritjen e buxhetit të shtetit për universitetet publike dhe përgjysmimin e të gjitha tarifave universitare duke ulur tavanin e tarifës maksimale.Ndërsa autoriteteve drejtuese të universiteteve publike u kërkojmë:
  3. Ndarjen e pagesës së tarifës në dy këste.
  4. Shtyrjen e afatit të pagesës së secilit këst përtej sezonit të provimeve të semestrit të parë.

About The Author

Related posts