Shtator 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Bashkitë na xhvasin nga xhepat dhe na mbysi me plehra: Ja projekti si pastrohet qyteti

Bashkitë na xhvasin nga xhepat dhe na mbysi me plehra: Ja projekti si pastrohet qyteti

KMA NEWS / Bashkitë na xhvasin nga xhepat dhe na mbulojnë me plehra: Ja projekti si pastrohet qyteti

Nga Genta Kaloçi

genta kaIde – projekt për zbatim urgjent nga bashkitë/komunat për kompostimin e mbetjeve ushqimore!
– Para 90-ës, sistemi pro njeriut dhe ambjentit!
Të gjithë që kanë jetuar para 90-ës janë në dijeni sesi mblidheshin mbetjet ushqimore çdo ditë nga komunalja në një orë të caktur jashtë derës së shtëpisë. Në kohën e realizmit socialist qytetari ishte idetyruar dhe jo i ndërgjegjshëm për të respektuar/dashur/vlerësuar ambjentin ku jetonte. Fatkeqësisht ajo kulturë sado e imponuar nuk e ndërgjegjsoi dhe vetëdijësoi këtë popull që urren natyrën, ambjentin më shumë se veten dhe jetën. Atëherë riciklonim kartonat, shishet, letrat, sepse gjithçka ishte nën kontroll të rreptë nga të gjitha strukturat e posaçme të pushtetit vendor i cili në këto 3 dekada vetëm na rrjep me taksa për të vjedhur administrata vendore e për të na bërë karshillëk si aristokratët e leshit kaçurrel pabreksat e brekusheve të palara të 99% analfabetëve të këtij populli pas 45-ës.
Shishet i mblidhnin me motivimin e 5 lekëve për çdo kthim. Letrat, kartonat, alumini ishin një riciklim më i sofistikuar dhe më i organizuar nga autoritetet e komunalet dhe mbetje mbeturinave siç quhej në atë kohë.
– Pas 90ës, epoka e shkatërrimit total sacialokulturor, politikoekonomike, ambjentaliste ekologjike!!
Futemi në temë. Pikërisht se në këtë epokë/sistem, demografia e popullsisë ka ndryshuar si edhe demografia gjeografike dhe ajo urbanistike duhet një përshtjellim ndryshe i problemeve. Në vend që të harxhojnë fonde, buxhete pushteti vendor nga lekët që nuk i kanë, por që duhet ti marrin borxh nga banka të ndryshme me përqindje të larta në kurriz të qytetarit. Këto problematika duhet të gjejnë zgjidhje konkrete. Një nga këto është funksionimi real dhe konkret i administratorëve të pallateve të komanduar me buton nga bashkitë. Përveç se të vinë lart e poshtë kafeneve për kakarisje të panevojshme, kërcënime ndaj qytetarit me portofolin e pushtetit vendor të ulin bythët të punojnë së bashku me kryebashkiakët, prefektët e të zbatojnë zgjidhjet si më poshtë, meqse janë të lyer deri në palcë nga korrupsioni e nuk i lejon të mendojnë qartë dhe produktivisht në favor të qytetarit/fshatarit! Meqënëse e filluan mbrapsht punën Kryebashkiaku i Tiranës ndaloi qeset plastike falas në tregun e vendit. Një vendim që favorizon kryesisht prodhuesin e qeseve dhe tregtarët për ti shitur me 50 lek copën. Sërish erjon qazimoja ja futi shqiptarit, por mjeranët militantë, simpatizantë, votues të pd, ps, lesheli me bishtajet e tyre mjaftohen me faktin se gjoja ky po punon, prandaj ja lejojmë vjedhjen, korrupsionin si paraardhësve të tij politik të pushtetit tre partiak. Këta palaço jo nuk menduan sesi do i nxjerrim/hedhim këto plehra/mbeturina nga shtëpitë/ apartamentet tona që janë larg natyrës tokë, por po na detyrojmë të blejmë qese plastike për të hedhur plera të cilat edhe ato në vetvete janë akoma më të rrezikshme për ambjentin. Çfarë patëm, çfarë fituam, një zero me xhufkë, më shumë kosto në xhepat tona e më shumë plera plastike të paguara kësaj rradhe shumëfish nga të gjithë ne.
Pikërisht këtu futet ky plan projekt ide për ti shtjelluar vjedhjet, korrupsionin e kryebashkiakëve, prefektëve të pushtetit vendor në bashkëpunim me firmat e riciklimit dhe të qeseve plastike në kurriz të qytetarit tonë të varfër.
Në çdo kompleks pallati në hapësirat e përbashkëta bashkia të krijoj/hapi gropa apostafate për kompostimin e mbetjeve ushqimore të banorëve të kompleksit. Nga ky pleh organik mund të përfitojnë edhe banorët për vazot e tyre për përdorim vetjak/familjar, por edhe kompleksi nëpërmjet administratorit për ta përdorur për plehërimin e zbukurim gjelbërimit të ambjenteve të përbashkëta dhe pjesën tjetër (nëse ka, sipas madhësisë së komplekseve dhe zonave të banuara) e manaxhon bashkia me mjetet dhe personelin e saj të gjelbërim zbukurimit.
Bashkia me mjetet e saj të mbledhi më pas plehun organik dhe ta përdori për nevojat e plehërimit të lulishteve hapësirave të gjelbërimit që ka nën manaxhimin e saj. Mjaft me borxhe, gjoba që vjedhin administrata, nënpunësit e pushtetit vendor në kurrizin tonë. Të gjithë këta që e kanë sjellë buxhetin e pushtetit vendor në difiçit do të dalin përpara ligjit duke justifikuar çdo pasuri, llogari të vënë pas marrjes së postit në shtet.
Gjithashtu ai pleh që tepron sipas shifrave nga manaxhimi i të gjitha komplekseve të banimit në qendrat e mëdha urbane, si fillim u shitet me çmim modest reference fermave të ndryshme brenda vendit, nëse janë të interesuara ose edhe të vendosen kontakte edhe me ferma jashtë vendit nga dembelët e bolefërkuesve të pushtetit vendor.
Në këtë mënyrë reduktohet difiçiti i pushtetit vendor nga borxhet, gjobat, që ishin si rezultat i keqmanaxhimit dhe keq qeverisjes të çështjeve urbane. Në të njëjtën kohë të ruhen të dhënat e të ardhurave dhe të llogariten në favor të çdo kompleksi duke shtuar lulet, barin, pemët, shkurret zbukuruese në favor të zonave të tyre duke hequr nga pamundësia e pagesës së njerëzve në nevoj të cilët janë pothuajse 90% e popullsisë vendase.
Kështu nuk nënvlerësohet toka me landfilde dhe gropa të mëdha të groposjes së mbetjeve të ngatërruara e të paklasifikuara sipas llojit, duke e bërë më të vështirë riciklimin e tyre. As nuk nënvlerësohen zonat afër landfildeve të mbeturinave, as nuk krijohen geto lagjesh, zonash në qytete e fshatra.
Ky plan projekt duhet të vihet në zbatim sa më parë në mënyrë që të ndryshoj cilësia e jetesës sonë dhe të përmirësohen shërbimet ndaj qytetarit/fshatarit!

About The Author

Related posts