Korrik 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Baton Haxhiu ikën për lesh: Ilir, dekreto sa më shpejt z. Cakaj ministër!

Baton Haxhiu ikën për lesh: Ilir, dekreto sa më shpejt z. Cakaj ministër!

KMA NEWS / Baton Haxhiu ikën për lesh: Ilir, dekreto sa më shpejt z. Cakaj ministër!

Drejtori i Clan Kosova dhe miku i ngusht i Edi Ramës, Baton Haxhiu i ka dërguar një letër presidenti Ilir Meta, pak pasi kreu shtetit nuk firmosi dekretimin e Gent Cakaj, për të drejtuar Ministrinë e Europës dhe Punëve të Jashtme.

Haxhiu që njihet si një mik i Genti Cakajt, në këtë letër ka zgjedhur të përdorë një ton deri diku ultimativ ndaj presidentit Ilir Meta.

Baton Haxhiu me këtë letër është zveshur nga roli analistit dhe i jep vetes atribute të një sponsorizuesi të Genti Cakajt, vetëm e vetëm që miku i tij të kapë majat e diplomacisë shqiptare.

Nga një lexim i kësaj letre, vëren se Baton Haxhiu që në krye të herës i drejtohet presidentit të republikës së Shqipërisë në emër ”Ilir”, ndërsa për të propozuarin e për ministër i drejtohet me ”Zoti Gent Cakaj”.

Analisti Haxhiu në letër thotë se Cakaj pa asnjë diskutim, ”më i përgatitur se kushdo në të njëjtën pozitë para tij”, duke nënvleftëruar edhe ministrin në detyrë Ditmir Bushati.

Një arrogancë e hapur dhe aspak etike nga Baton Haxhiu i cili i drejtohet presidentit të republikës, me një fjalor njësoj sikur po pinë kafe dhe tymos cigare Davidoff, me dikë në një lokal tek “Kodra e Diellit” në Prishtinë.

Letra e plotë e Baton Haxhiut:

Përshëndetje Ilir,

Këto ditë kam përcjellur me vëmendje të veçantë ndryshimet në Qeverinë e Shqipërisë në përgjithësi dhe kam ndjekur me shqetësim të posaçëm shtyerjen e dekretimit për Ministrin e ri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj.

Me paraqitjet publike, sidomos pas kthimit nga shkollimi disavjeçar, Genti është shndërruar në shpresë politike dhe ka bërë dallimin me qasjen e tij të mençur dhe veprimet e tij të kujdesshme.

Për më tepër, tashmë për një vit e më tepër, Genti ka shërbyer devotshmërisht në Qeverinë e Shqipërisë nga Kabineti i Kryeministrit deri tek zv. Ministri për Evropë dhe Punët e Jashtme.

Ai është prej pak njerëzve në Shqipëri dhe në Kosovë, e veçanërisht edhe më i rrallë nga gjenerata e tij, e cila çdo ditë e më shumë shfaqet indiferente në qëndrime dhe konfuze në mendim, që mban ende peshën e rëndë të dijes dhe trajtën e kujdesit njerëzor.

Ashtu sikurse jeni edhe ju në dijeni pasi tashmë keni mbaruar çdo hetim të mundshëm ndaj tij, Genti është prej personaliteteve pa manipulime në edukim dhe pa afera korruptive në karrierë. Ai thjesht është një djalë i pastër, me mendje të kthjellët dhe ideale të larta dhe, pa asnjë diskutim, më i përgatitur se kushdo në të njëjtën pozitë para tij.

Sipas Kushtetutës të Shqipërisë, rrjedhimisht, për dekretimin e Ministrave të propozuar, roli yt, Ilir, është thjesht ceremonial. Në rast se do të shfrytëzosh zbrazëtitë në sistemin gjyqësor të Shqipërisë për llogari ditore politike dhe i ndikuar nga vala e paparë e thashethemeve të ditëve të fundit, Ilir, jo vetëm që nuk do të mundësoni emërimin në detyrë të një njeriu që përfaqëson shpresë në shoqëri dhe sjell dije në institucione, por, në fakt, do të vulosni ndarjen e thellë institucionale midis Kosovës dhe Shqipërisë. Midis shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në kohën kur deklarohesh vazhdimisht për domosdoshmërinë e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Shqipërisë nuk mund ta bllokosh në mënyre arbitrare emërimin e një Ministri nga Kosova me reputacion të shkëlqyer dhe kualifikime të bollshme!

Në rast se do ta mbash pezull dekretimin e Ministrit të ri, do ta mbani edhe përgjegjësinë institucionale për mosdekretim të politikanëve me mendësi të re në Shqipëri, përjashtimin e një kosovari të shkëlqyer nga jeta e lartë institucionale në Shqipëri edhe bllokimin praktik të bashkëpunimit të frytshëm midis dy vendeve.

Duke besuar se emri, të cilin mban mbi tryezë, për Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme paraqet cilësinë më të lartë për këtë detyrë dhe, duke mbetur me shpresë se do të ngrihesh përmbi politikat ditore, interesat e ngushta dhe logjikën feudale ku është mbërthyer Shqipëria dhe Kosova, unë, miqësisht, të kërkoj dekretimin sa më të shpejtë të kryediplomatit më të merituar të Shqipërisë.

Ilir! Dëgjoje mirë çka po të thotë Batoni: Po gabon shumë dhe mos shko ma tutjeshëm në këtë gabim historik!”.

f.g./

About The Author

Related posts