Tetor 14, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Çmendet Edi Rama, sulmon publikisht Presidentin Meta

Çmendet Edi Rama, sulmon publikisht Presidentin Meta

KMA NEWS / Çmendet Edi Rama, sulmon publikisht Presidentin Meta

Kryeministri Edi Rama ka reaguar keq dhe pa pikë kulture pas vendimit të kreut të shtetit, Ilir Meta për mosdekretimin e ministri të Jashtëm, Gent Cakaj.

Me një gjuhë jo etike dhe sulme personale në adresë të kreut të shtetit, Rama thotë se mosdekretimi është anti-kushtetues. Edhe pse nuk jep asnjë referencë ligjore se ku e mbështet qëndrimin e tij për antikushtetueshmëri, Rama mjaftohet me fjalë të përgjithshme duke e cilësuar mos dekretimin “skandaloz”.

Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm! Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin! Ndjesë Kosovës për këtë turp!” – shprehet kryeministri Rama në reagimin e tij të parë për këtë çështje.

Edhe pse e pajisi me certifikatë të dyshimtë sigurie vetëm një ditë pasi e propozoi për ministër të Jashtëm, kryeministri Edi Rama e cilëson antikushtetues vendimin e Presidentit të Republikës për të mos e miratuar Gent Cakajn në krye të diplomacisë shqiptare.

Futja në lojë e Kosovës në këtë rast, prej kryeministrit, është djallëzore dhe e poshtër, ndërkohë që kryeministri Rama sëbashku me Presidentin serb Vuçiç dhe Presidentin Thaçi po punojnë për t’ia futur thikën pas shpine Kosovës, duke e ndarë e pjestuar me serbët.

Nuk ka qenë Presidenti, por pikërisht kandidati për ministër i propozuar nga Edi Rama, që ka folur publikisht për ndarje dhe shkëmbime territori mes Serbisë dhe Kosovës, por edhe në Ballkanin Përendimor.

Edi Rama duke ndjerë fillimin e fundit të pushtetit të tij po bëhet më i dhunshëm dhe krejtësisht në reagime çmendurie si shef i mazhorancës, aqsa hapi frontin e luftës me presidentin e Republikës. Front lufte që nuk dihet mirë fundi i kryeministrit; fund i tmerrshëm apo tmerr pa fund!

Në vend që të propozonte një emër profesionist për ministër i jashtëm, kur kishte plot emra edhe në PS, ai propozoi një nga Kosova, siç e përmend edhe vetë, por që e turpëron Kosovën. Nëse donte nga Kosova, mëqënëse nuk ka Shqipëria (!), pse nuk propozoi emra VIP nga Kosova, fjala vjen Veton Surroin? Apo plot emra të tjerë dinjitozë për një detyrë kaq të rëndësishme, por e donte ta kishte si një megafon të ndarjes së Kosovës siç synon presidenti serb Vuçiç.

Si mund të ishte në krye të diplomacisë shqiptare një person i tillë, ku akoma nuk ka një vit si nënshtetas i Shqipërisë dhe t’ju çosh një kosovar të tillë që don copëtime rajonale dhe kur dihet se 5 shtete te BE nuk e njohin fare Kosovën e kjo do tju dukej si provokim këtyre shteteve, ndërkohë që ne duam hapjen e negociatave me BE?

Si mundet t’ju çosh një person të tillë si ministër i jashtëm vendeve të OSBE, pasi në janar 2020 Shqipëria merr kryesimin e OSBE dhe ku një e treta e këtyre shteteve nuk pranojnë fare Kosovën si shtet? Aq më keq pa përvojë, dhe po më keq me deklarata për ndryshime kufijsh në Ballkanin Përendimor, kur BE dhe NATO nuk pranojnë asnjë retorikë të tillë si ato të Gent Cakaj.

Pse e donte patjetër këtë person anonimë dhe puthadorë të Beogradit siç janë shprehur politikanë shqiptarë? E ka Ditmir Bushatin, ministër të jashtëm të sprovuar tashmë si një atdhetar, pasi ka dalë kundër ndryshimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës. E ka edhe të PS-së, e ka edhe të pa akuzuar për shkelje ligji./koha jonë/

About The Author

Related posts