Qershor 25, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Ditë zie për futbollin shqiptar, ndërron jetë legjenda e futbollit Vasillaq Zëri

Ditë zie për futbollin shqiptar, ndërron jetë legjenda e futbollit Vasillaq Zëri

KMA NEWS / Ditë zie për futbollin shqiptar, ndërron jetë legjenda e futbollit Vasillaq Zëri

Sporti shqiptar në zi. Ish-futbollisti i Dinamos dhe i ekipit tonë Kombëtar, Vasillaq Zëri, ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare.

Ish-lojtari i Kombëtares vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Vasillaq Zëri ka qenë “Nderi i Futbollit Shqiptar”, titull i dhënë nga FSHF-ja.

zeri

Njoftimi i Federatës Shqiptare të Futbollit:

Sot, pas një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta në moshën 66 vjeçare ish-futbollisti i Shkëndijës, Dinamos dhe Kombëtares, një prej figurave më të spikatura të futbollit shqiptar, Vasillaq Zëri.

Vasillaq Zëri ka lënë shenjë në futbollin shqiptar në vitet 70-80 si një sulmues i shpejtë, teknik dhe shumë virtuoz, duke u cilësuar si një ndër më të shkëlqyerit e brezit të tij. Krahas ndeshjeve me ekipin Kombëtar, mbresa kanë lënë ndeshjet e tij me Dinamon në Kupat e Europës kundër Ajaksit, Aberdenit dhe Carl Zeiss Jena. Zëri ka dhënë një kontribut të veçantë në Federatën Shqiptare të Futbollit ku ka punuar për disa vite.

“Të dashur miq të familjes tonë të madhe të futbollit, me hidhërim të thellë dëshiroj të ndaj me ju lajmin e trishtë se Vasillaq Zëri, një ish-sulmues i shkëlqyer, drejtues futbolli dhe mik i mirë, është ndarë nga jeta. Në këtë moment të vështirë për të gjithë ne, për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Kujtimet që na ka lënë, do të jenë të paharruara”, ka deklaruar Presidenti i FSHF-së Armand Duka, sapo ka mësuar lajmin e dhimbshëm.

About The Author

Related posts