Korrik 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Ish-komandanti i UÇK-së Metës: Nuk duhej dekretuar as mbesa e spiunit të UDB-së!

Ish-komandanti i UÇK-së Metës: Nuk duhej dekretuar as mbesa e spiunit të UDB-së!

KMA NEWS / Ish-komandanti i UÇK-së Metës: Nuk duhej dekretuar as mbesa e spiunit të UDB-së!

Vendimi i Presidenti për mos dekretimin e kandidatit për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Europën është komentuar edhe nga ish-komandanti i UCK-së Rexhep Selimi, i cili përmes një statusi në facebook shkruan se e përgëzon Metën për këtë vendim.

“Presidenti do të duhej ta refuzonte edhe të emëruarën për Ministre të Arsimit. Jo sepse ata janë nga Kosova, përkundrazi, por për arsyen se Kosova ka figura të shquara me dinjitet që do ta vazhdonin traditën e ministrave nga Kosova  në Qeverinë shqiptare që nga Hasan Prishtina e këtej,” – shkruan ndër të tjera Selimi.

Ai thotë se ministrja e re e Arsimit është mbesa e spiunit të UDB-së Ibush Kllokoqit.

Selimi shkruan ndër të tjera se dikur Hasan Prishtina nga Kosova dhe tani i dërguari i Batonit, apo edhe më keq sipas tij nukn shkon.

Statusi i plotë i Rexhep Selimit:

E pergezoj Presidentin shqiptar Ilir Meta per mos dekretimin e kandidatit per Minister te Puneve te Jashtme te Republikes se Shqiperise. Presidenti do te duhej ta refuzonte edhe te emeruaren per Ministre te Arsimit. 

Jo sepse ata jane nga Kosova, perkundrazi, por per arsyen se Kosova ka figura te shquara me dinjitet qe do ta vazhdonin traditen e ministrave nga Kosova  ne Qeverine shqiptare qe nga Hasan Prishtina e ketej.

Sikur nuk shkon; dikur Hasan Prishtina nga Kosova ne Qeverine e Shqiperise e tash i derguari i Batonit, apo edhe me keq!

A nuk gjeti Rama person me te mire se sa mbesen e spiunit te UDB-se Ibush Kllokoqit per Ministre te Arsimit?

Sa mire qe nuk eshte me Rrahman Morina, se ku i dihet, ndoshta do t’iu kishte rekomanduar Rames nga e njejta dore.

Po t’i duheshin ministra nga Kosova, Kryeministri ka pasur ku te kerkoje. Ka Kosova patriote e intelektuale te shquar e te respektuar; Murat Jashari, per shembull!

 

About The Author

Related posts