Korrik 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Kryeministri Rama “sulmon” Metën para ndërkombëtarëve

Kryeministri Rama “sulmon” Metën para ndërkombëtarëve

KMA NEWS / Kryeministri Rama “sulmon” Metën para ndërkombëtarëve 

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me trupën diplomatike të akredituar në Tiranë, ku ndër të tjera ka folur edhe për mosdekretimin e Gent Cakajt, nga Presidenti i Republikës, në postin e Ministrit të Jashtëm.

Ai sulmoi Metën, ndërsa e quajti antikushtetues mosdekretimin e Cakajt.

“Takimin po e bëjmë jo si gjithmonë, por tani sepse fundi i vitit të kaluar ishte shumë intensiv. Ju sot erdhët këtu, gjetët një qeveri të re por një Shqipëri të njëjtë, dhe me avazin e Presidenti të Republikës, që nuk pranoi të dekretoi një ministër të jashtëm, por unë nuk e parashikoja dot këtë fakt”, tha Rama para ambasadorëve.

Gjithashtu ai u ndal tek arsyet e zgjedhjes së Cakajt në krye të këtij dikasteri të rëndësishëm, ndërsa tha:

“Më vjen keq që i ardhuri ynë nga Prishtina e ka nisur rrugëtimin e tij si ministër në pazakonshmëri. Paragjykimet, balta dhe mllefi i injorantëve kanë bërë që të gjykohet pa e hapur ende gojën. E kanë sulmuar dhe shkelur dinjitetin e tij sepse është i pastër dhe nuk i përket llumit tonë të vjetër. Sepse nuk mund të akuzohet për asgjë. Sepse është shumë i pastër, se si kosovar nuk mund të bëhet ministër. Unë nuk kam zgjedhur Gent Cakën, as si kosovar, as si i ri, por si një shqiptar europian. Fillimisht ia nisi si këshilltar dhe më pas si zv.ministër. Ai kurrë nuk ka shprehur asgjë që bie ndesh me politikën tonë të jashtme. Kush e thotë ose është keqdashës ose është keqlexues. S’ka predikuar kurrë ndryshime kufijsh në Ballkan e as ka ndërhyrë në një çështje si ajo e Kosovës dhe Serbisë.”

About The Author

Related posts