Maj 26, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Ngrohja Globale/ Mashtrimi më i madh i të gjitha kohërave!

Ngrohja Globale/ Mashtrimi më i madh i të gjitha kohërave!

KMA NEWS / Ngrohja Globale- Mashtrimi më i madh i të gjitha kohërave!

Nga Genta Kaloçi

gentShprehja shpërqëndruese “Mbroni Planetin”, duhet të zëvendësohet me “Mbroni Njerëzimin”!! Planeti nuk ka nevoj për mbrojtjen tonë, por ka nevoj të mbrohet nga ne/njerëzimi. Planeti ka qënë, është dhe do të ekzistoj pavarësisht parametrave dhe faktorëve të ndryshueshëm ose të pandryshuar të gjitha kohërave/epokave. Njerëzimi ka nevojë urgjente për shpëtim. Njerëzimi është në rrezik me zhdukje, reduktim popullsie, mbytje, përmbytje, shkelje të të drejtave bazë, shpërqëndrime/spostime të popullsive, ndryshime demografike, ndryshime gjeografike të hartës botërore, epidemi sëmundjesh. Njerëzimi ka nevoj për politika të përbashkëta nga shtetet e zhvilluara të vendosin në qendër të praktikave plan projekteve cilësinë e jetës së njeriut në të gjitha zonat e planetit pa dallim statusi ekonomik apo politik. Njerëzimi është në rrezik nga të ashtuquajturat termat ekonomike të zhvillimit dhe rritjes ekonomike në dëm të ambjentit që bazohen në prodhim, më shumë prodhim. Duhet të zëvendësohen me modelin ekonomik të mbulimit të nevojave të domosdoshme pa kaluar në abuzimin e tyre. Prodhimi i kapitalit bazohet në prodhim, konsum, konsum të padobishëm e të mbingarkuar në dëm të burimeve natyrore dhe cilësisë së jetës për më shumë përfitim financiar. Modeli i gabuar i shteteve të zhvilluara që promovojnë fitim, prodhim, mbi konsumim kanë sjellë një situatë alarmante të kushteve të punës, shfrytëzimit të burimeve natyrore dhe përvetësimit të përfitimeve kolosale nga 1% e popullsisë globale. Prodhimi, konsumi janë në kulmin e tyre duke u bazuar nga lakmia e politikave liberale të shteteve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim, të cilat thithin burimet natyrore nga shtetet e botës së tretë me pasoja të rënda ambjentaliste dhe në shkelje të të drejtave të popullsive me veçori të caktuara kulturore (fiset indigjene). Vitet e fundit nga vendet e zhvilluara u mor një hap/inisiativë/angazhim për marrëveshjen e Parisit për mbrojtjen e ambjentit/planetit. Një zotim nga të gjitha shtetet për reduktim të gazrave industriale dhe me objegtiv uljen me 1.5° të temperaturës së planetit. Deri në këtë pikë nuk ka asgjë për të vënë në pikpyetje ndershmërinë, përgjegjshmërinë, vetëdijshmërinë, punën, objegtivat e politikave të shteteve të zhvilluara. Ajo që duhet të na shqetësoj është shpërqëndrimi, manipulimi i terminologjive, qasja, përpunimi, analizimi i të dhënave shkencore në favor të kapitalit dhe politikave elitare. Në të gjitha artikujt që mund të lexosh nga burime të ndryshme përdoren qëllimisht terma për Shpëtimin e Planetit. Shpërqëndrimi i problemit dhe drejtimi, fokusimi në një drejtim tjetër manipulon të gjithë përpjekjen dhe të dhënat shkencore nëpërmjet politikave kapitale. I gjithë interesimi orientohet drejt planetit me qëllim të thithen kapitalet dhe të drejtohen në fushat e industrisë që elitat të justifikojnë thithjen e tyre me vendime politike. Sërish njerëzimi u tradhtua për të disatën herë, vetëm se këtë radhë nëpërmjet mashtrimit të sofistikuar të quajtur shpëtimi i planetit, koston do e paguajnë popullsitë e ndryshme të shteteve me qeveri fashiste, të përzgjedhura e të përkrahura nga shtetet e fuqive të mëdha. Iluzioni se po mundohen të shpëtojnë planetin është një mufkë, flluskë të cilën e tha presidenti amerikan Tramp. Pavarësisht deklaratës së tij për daljen nga Marrëveshja e Parisit, tha një gjysëm të vërtetë të madhe, “do e rinegociojmë sipas kushteve tona, dhe nëse ju pëlqen në rregull, nëse jo, prapë në rregull”. Deklaratën e paraqiti si një përgjegjsi politike ndaj interesave të popullsisë së Pitersburgut dhe jo Parisit. E vërteta gjysmake është mashtrim sesa e dobishme për njerëzimin në rastin e Trampit. Megjithatë mjafton për ta përdorur si pikë reference për të ngritur murin e rezistencës njerëzore, për ti vetëdijësuar kundër shifrave alarmante të zhdukjes së popullsive në mbarë planetin. Gjermania, Spanja deklaruan mbylljen e minierave të fundit të qymyrit para 2019ës në një kohë që importojnë nga Kolumbia me një kosto të lartë. Këto marrëveshje nuk janë në dobi të njerëzimit, përkundrazi janë në shërbim të kapitalit për të mos patur humbje në zëvendësimin e teknologjive të reja (alternative si panelet diellore, shfrytëzimi i erës, ujit të kripur të detit/oqeaneve etj.) në industritë përkatëse të përfitimit të energjisë në vendet e tyre. Gjermania siguron 1/5 e energjisë së saj nga qymyri që e importon nga Kolumbia (qymyri i gjakosur), ndërkoh që fshatra të tëra zbrazen nga popullsitë e tyre indigjene në shërbim të firmave të huaja minerare për të siguruar sasinë e domosdoshme të eksportit për shtetet e zhvilluara që e marrin për të siguruar energjinë për popullsitë e tyre përkatëse. Qëllimisht qarkullon terminologjia “Shpëtoni Planetin”, ndërkoh që zbehet objegtivi dhe qëllimi kryesor që është Njerëzimi, i cili do përjetoj në kurriz pasojat e politikave antinjerëzore të elitave globale. Në këtë mënyrë ndryshimet, masat e marra të bëhen më të pranueshme nga shumica pa reagime konfliktuale në rrethin social. Veshja e masave represive me përgjegjsinë ambjentaliste të ruajtjes së ambjentit është një tjetër karamele për të mashtruar/gënjyer masat e gjera për faturën që do të paguajnë në fund kundra vetes pa patur mundësinë të reagojnë nën iluzionin e pompuar se do të kontribojnë në një plan madhor global.
Planeti ynë e ka gjetur rrugën e tij për të mbijetuar në çdo rrethanë, kushte, epokë, vështirësi. Në bazë të fakteve shkencore që kemi nga miliona vite të ekzistencës së tij, pavarësisht rreziqeve që ka kaluar, planeti tokë ka mbijetuar. Përkundrazi ato që kanë qënë në rrezik me reduktim ose zhdukje totale kanë qenë speciet e gjalla të llojeve të ndryshme. Duke marrë parasysh faktet shkencore gjeologjike, biologjike, botanike, antropologjike, përforcohet fakti se Shpëtimi i Planetit nuk është objegtivi i duhur për të përqëndruar energjitë e përpjekjeve tona, por sigurimi i qënieve të gjalla mbi të duke përfshirë edhe Njeriun.
Njerëzimi, duhet të jetë fokusi, objegtivi, qëllimi përfundimtar për të shpëtuar nga rreziku i zhdukjes së tij nga papërgjegjshmëria, lakmia dhe politikbërjet e gabuara të shteteve të zhvilluara në shkallë globale.
Deri sa njeriu të shikoj përtej kornizave të fokusimit të politikave të elitave kapitale, mbase do të vendosi më qartë objegtivat, qëllimet, interesat e shoqërisë njerëzore. Deri atëherë, mësoni të vini në pikëpyetje gjithçka që lexoni dhe dëgjoni nga pushteti i medias së paguar, manipuluar, kontrolluar nga elitat kapitale.
Rraca njerëzore nuk është e pashpresë, mjafton të zhvendosim këndin e interesimit nga planeti te njeriu. Deri atëherë ka shumë rrugë për tu bërë.
Asgjë s’është e lehtë, por nuk është e pamundur!

About The Author

Related posts