Janar 19, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Presidenti Ilir Meta reagon ashpër ndaj kryeministrit Rama

Presidenti Ilir Meta reagon ashpër ndaj kryeministrit Rama
REKLAMA NE LAJM

KMA NEWS / Presidenti Ilir Meta reagon ashpër ndaj kryeministrit Rama

Pas mosdekretimit të Genc Cakajt nga presidenti në postin e ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, kandidaturës së propozuar nga kryeministri Rama, ka filluar një luftë fjalësh mes tyre. Meta ka reaguar ashpër sot duke ju përgjigjur Ramës, duke e akuzuar si njeriun që ka kërcënuar punonjës policie, gazetarë, pronarë mediash, opozitarë dhe si urdhërues të falsifikimit të dokumentave për fitim tenderash. Meta thotë se kryeministri bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Ragimi i presidentit Meta:

Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë. 

Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Interesi kombëtar i pari!

Shqipëria e Para!

REKLAMA NE LAJM

About The Author

Related posts