Nëntor 19, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Reagon Rama për mos dekretimin e Cakaj: Turp! Jo vetëm i frikshëm, por edhe skandaloz

Reagon Rama për mos dekretimin e Cakaj: Turp! Jo vetëm i frikshëm, por edhe skandaloz

KMA NEWS / Reagon Rama për mos dekretimin e Cakaj: Turp! Jo vetëm i frikshëm, por edhe skandaloz

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me mosdekretimin që presidenti Meta i bëri emrit të Genti Cakajt si ministër i jashtëm. Kryeministri është treguar i ashpër në reagimin e tij, duke e cilësuar veprimin e Metës skandaloz, të turpshëm dhe mbi të gjitha antikushtetues. Rama i ka kërkuar ndjesë edhe Kosovës lidhur me vendin e presidentit.

Reagimi i Ramës:

Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm. Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp

Meta në argumentet e tij sqaronte se Cakaj  nuk ka eksperiencën e duhur për drejtiimin e Ministrisë së Jashtme, duke theksuar se deklaratat e tij për kufijtë në Ballkan kanë qenë të rrezikshme.

‘’Në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Europës duhet një njeri i s’provuar. Posti i ministrit të jashtëm është një nga më të rëndësishmit e kabinetit. Cakaj ka mungesë të qartë të përvojës politike. 

I janë gjetur pasaktësi të shumta gjatë punës së tij si zëvendësministër. Profili i tij ka mungesë të theksuar të përvojës diplomatike, ndërsa ka bërë disa deklarata të rrezikshme televizive”, thuhet mes të tjerave në arsyetimin e Metës.

Reagimi i Metës:

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në reagimin e tij për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm ku i kërkonte ndjesë Kosovës për vendimin e presidentit.

“#Pavarësia, integriteti territorial i #Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë @CIJ_ICJ janë të #padiskutueshme për Republikën e #Shqipërisë deri në sekondën e fundit si #President i vendit tim.”– shkruan Ilir Meta.

Rama reagon sërisht në rrjetet sociale: “Është 1000 herë më i ditur se ti. Oh çfarë marre”!

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me mosdekretimin e Gent Cakajt, në postin e Ministrit të Jashtëm.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ka sulmuar Presidentin e Republikës Ilir Meta, ndërsa shprehet se Cakaj është 1000 herë më i ditur se ai.

“Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X…Oh çfarë marre! IM me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i KosovësPupupu”

 

About The Author

Related posts