Janar 19, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Skandali me “DH Albania”, reagon sërish Zëri i Amerikës: Zyrtarët nuk sqarojnë shkeljet e ngritura

Skandali me “DH Albania”, reagon sërish Zëri i Amerikës: Zyrtarët nuk sqarojnë shkeljet e ngritura
REKLAMA NE LAJM

KMA NEWS / Skandali me “DH Albania”, reagon sërish Zëri i Amerikës: Zyrtarët nuk sqarojnë shkeljet e ngritura

Në një raportim të datës 9 janar, Zëri i Amerikës njoftonte se autoritetet shqiptare kishin favorizuar kompaninë DH Albania për të marrë kontratën për ndërtimin e një pjesë të unazës së re në Tiranë.

Favorizimi i kësaj kompanie që dyshohet të jetë e lidhur me biznesmenin e fuqishëm Bashkim Ulaj, thuhej në raportimin e VOA, provohej nga analizimi i dokumentacionit të dorëzuar në zyrat e shtetit nga firma DH Albania.

Autoritetet shqiptare, duke reaguar përmes Sekretariatit Teknik të Komisionit të Posaçëm të Liçensimit, theksojnë se liçencat për kompaninë DH Albania janë dhënë në përputhje me procedurat ligjore.

Zëri i Amerikës i qëndron raportimit të saj dhe fton autoritetet të përgënjeshtrojnë me prova dy shkeljet e ngritura në lajmin e datës 9 janar.

E para, aplikimi për njëjtësimin e liçencës është bërë në datë 13 korrik, kur firma DH Albania ende nuk ekzistonte. Ajo figuron e regjistruar në datën 18 korrik.Si e shpjegojnë autoritetet protokollimin e aplikimit dhe fillimin e procedurave të liçensimit bazuar në një kërkesë anonime?

Së dyti sipas rregullave të publikuara në vetë faqen e Ministrisë së Infrastrukturës, dokumentacioni i vihet në dispozicion anëtarëve të komisionit 3 ditë pune, e theksojmë 3 ditë pune, përpara datës së zhvillimit të mbledhjes për shqyrtimin e kërkesës. Dokumentet tregojnë se firma DH Albania i ka plotësuar ato më 27 korrik, ditë e premte dhe komisioni i ka miratuar të hënën, më 30 korrik.

VOA REACT 1
VOA REACT 1
VOA REACT 2
VOA REACT 2
VOA REACT 3
VOA REACT 3

Në reagimin e tyre autoritetet shqiptare nuk u japin shpjegim këtyre shkeljeve.

Që kur u bë publik skandali me firmën DH Albania, zyrtarët shqiptarë në reagimet e tyre janë përpjekur të shfajësohen duke u justifikuar se e kanë të pamundur të verifikojnë nëse dokumentet e paraqitura për tendera janë të falsifikuara apo jo.

Në reagimet e deritanishme mungon përgjegjësia për këto shkelje lehtësisht të verifikueshme./VOA

REKLAMA NE LAJM

About The Author

Related posts