Maj 26, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Xhevat Hana, simboli që i mungon drejtësisë prej 7 vitesh: Me reformën në drejtësi shpresojmë të zbardhet e vërteta!

Xhevat Hana, simboli që i mungon drejtësisë prej 7 vitesh: Me reformën në drejtësi shpresojmë të zbardhet e vërteta!

KMA NEWS / Xhevat Hana, simboli që i mungon drejtësisë prej 7 vitesh: Me reformën në drejtësi shpresojmë të zbardhet e vërteta!

Kan kaluar plot 7 vite nga vdekja enigmatike e simbolit të Drejtësisë shqiptare, prokurorit të krimeve të rënda Xhevat Hana, i cili ndrroj jetë në një spital të Bergamos në Itali. Sipas mjekëve vdekja e tij erdhi si rezultat i një sëmundje të rëndë të shfaqur disa ditë para vdekjes, por që mjekët shqiptar nuk ishin në gjendje që ti përcaktonin një diagnozë.

Familjarët që në fillim krijuan dyshimet se njeriu i shtrenjtë i tyre humbi jetën pasi mund ti jetë injektuar sëmundja e rëndë nga faktorë të jashtëm, për hir të proceseve që po ndiqte, ku të akuzuar ishin njerzit e SHIK-ut, për rrëmbim dhe zhdukje e bisnesmenit Remzi Hoxha. Gjithashtu ai kishte hetuar edhe dosjen ku akuzohej një pushtetar i lartë për 220 miljonë euro të rrugës Durrës-Kukës.

Në kohën kur u sëmurë Xhevat Hana ishte prokuror i krimeve të rënda dhe kishte në dorë drejtë përfundimit këto dosje të nxehta.

Sot kur kanë kaluar 7 vite nga vdekja e Hanës dhe familjarët kërkojnë zbardhjen e të vërtetës rreth vdekjes së tij, ende nuk kemi asnjë lëvizje më të vogël nga organet e Drejtësisë dhe shteti shqiptar.

A mos vallë pritet përfundimi i reformës në sistemin e kalbur dhe mizor të drejtësisë, që të hidhet dritë mbi vdekjen e njeriut simbol të drejtësisë Xhevat Hana?

Burime anonime informojnë se natën e vdekjes së prokurorit, të akuzuarit kanë shtruar darkë në Itali, si dhe është thyer e bastisur zyra e tij, ku janë zhdukur dosje shumë të rëndësishme.

Pse të shtrosh darkë për vdekjen e një njeriu që mbronte ligjet e shtetit?! Kjo len për të dyshuar…

Xhevati, ishte i pamëshirshëm për kriminelët, i pa mëshirshëm në kuptimin e zbatimit të ligjit, poaq ishte shumë i mirë për njerzit e ndershëm dhe vendin e tij.

Xhevati gjithëmonë u shprehte se: “Të kesh mëshirë për të ligjtë, do të thotë t’u shkaktosh dhimbje të mirëve”.

Ajo që duket si absurde është se, shteti shqiptarë që e ka detyrim edhe për njerzit e thjeshtë e jo më për një prokuror me emër të madh dhe që po zbardhte një çështje të buajshme në Shqipëri, nuk u interesua aq sa duhet ose aspak për shëndetin e tij. Shteti nuk i ofroi jo vetëm mbështetje ekonomike, po as kredi financiare, pasi ai megjithëse ishte një prokuror me emër jetonte në një shtëpi parafabrikat, gjë që flet më së miri për ndershmërinë e tij, ndërsa për aftësitë profesionale nuk vihen në dyshim.

As mjekët nuk e kuptonin dot shkakun e kesaj semundje te papritur- tha atëherë djali i prokurorit. Kjo ishte edhe arësyeja që ata na thanë se babai duhej derguar urgjentisht jashte vendit mundesisht të nesërmen. Këtë sygjerim siç janë edhe procedurat ja përcollën zyrtarisht edhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministrisa e Shëndetësis dhe vetë ministri Petrit Vasili edhe pse ishin njoftuar zyrtarisht nga mjekët për urgjencën që paraqiste rasti për 16 ditë rrjesht nxorën gjithfarë lloj justifikimesh duke e vonuar transportimin e tij jashtë shtetit.

Pas sorollatjeve të shumta të Ministrisë së Shëndetësisë, familjarët dhe miqtë e tij vendosën që ta dërgonin në mënyrë private në Itali. Keshtu më datë 28 Dhjetor e dërguan në shtetin fqinjë në një klinikë në Bergamo.

Mjekët italianë menjëherë pas kontrollit të parë dhe intervistës me prokurorin Hana, kanë njoftuar urgjentisht Antimafien italiane e cila nisi monitorimin e analizave dhe hetimin e dyshimeve.

Xhevat Hana ishte një nga prokurorët më të njohur dhe të përkushtuar të Shqipërisë, me një karrierë të gjatë prej 3 dekadash në drejtësi, për disa kohë ai shërbeu edhe si këshilltar i presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu.

Për dyshimet që shtrojnë të afërmit e tij, mjafton të lexoni akt akuzën më poshtë dhe do të dilni në një konkluzion logjik:

Akt-Akuza që prokurori Xhevat Hana lexoi në kërkesën për gjykimin e tre të pandehurve për çeshtjen e zhdukjes së Remzi Hoxhës.

Procedimi penal nr.94 i vitit 2006

Unë Xhevat Hana, me detyrë prokuror në Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë, i komanduar dhe caktuar përgjegjës i grupit të hetimit për procedimin penal nr.94, të vitit 2006, të Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, me Urdhrat e Prokurorit të Përgjithshëm, pas përfundimit të hetimeve paraprake, ju paraqesim për gjykim të pandehurit:

  1. Arben Sefgjini, i biri i Prengës dhe Daves, i datëlindjes 1965, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i martuar, me arsim të lartë, me gjendje gjyqësore i padënuar, hetuar me masë sigurimi “arrest në burg” nga data 21 maj 2003 deri në datë 28.05.2004, i mbrojtur nga av. Neshat Fana;
  2. Ilir Kumbaro; i biri i Nazmiut dhe Fitnetes, i datëlindjes 1953, lindur në Peqin dhe banues në Tiranë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i martuar, me arsim të lartë, me gjendje gjyqësore i padënuar, hetuar me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë nga data 18.12.2003, mbrojtur nga av. Ilir Murati.
  3. Avni Koldashi, i biri i Hysenit dhe i Fates, i datëlindjes 1956, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i martuar, me arsim të lartë, me gjendje gjyqësore i padënuar, hetuar me masë sigurimi “arrest në burg” nga data 21.05.2003 deri në datë 22.11.2003, mbrojtur nga av. Nuhi Koldashi
  4. Budion Meçe, i biri i Muharremit dhe i Merjemes, i datëlindjes 1951, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i martuar, me arsim të mesëm, me gjendje gjyqësore i padënuar, hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”, nga data 21.05.2003 deri në datë 28.05.2004.

Të akuzuar:

Në bashkëpunim kanë rrëmbyer shtetasit, Avdyl Loshaj, Ziso Kristopulli dhe Remzi Hoxha, vepra penale këto të parashikuara në nenet e Kodit Penal që ishte në fuqi në kohën kur janë kryer krimet, viti 1995.

Njëkohësisht, akuzohen se në bashkëpunim kanë torturuar shtetasit Avdyl Loshaj, Ziso Kristopulli dhe Remzi Hoxha, duke iu sjellë pasojë të rënda për shëndetin. Prokuroria pranë Gjykatës për Krime të Rënda Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr.94, datë 13.10.2006, në ngarkim të të pandehurve Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Avni Koldashi, dhe Budion Meçe, të akuzuar për veprat penale: “Rrëmbimi i personit” në tri raste të kryera në bashkëpunim dhe “Tortura me pasoja të rënda” në tri raste, të kryera në bashkëpunim. Kallëzimi

Në datë 21 tetor 1995, rreth orës 13:30, në ambientet e firmës “Albatros” me qendër në Tiranë, është rrëmbyer presidenti i kësaj firme, shtetasi shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Rrëmbyesit kanë përdorur makinën me targë TR 24-49 C. Kjo ngjarje është denoncuar menjëherë pas ndodhjes në komisariatin e Policisë Nr.3 Tiranë, nga punonjësit e firmës “Albatros”, si dhe familjarët e të afërmit e shtetasit Remzi Hoxha. Mbi këtë bazë, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në datë 25.10.1995, ka regjistruar procedimin penal nr.499, për veprën penale: “Rrëmbimi i personit” të kryer në bashkëpunim.

Hetimet për këtë procedim janë pezulluar dhe rifilluar disa herë.Mbi bazën e rekomandimit të Avokatit të Popullit, në datën 16 janar 2003, nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë janë rifilluar hetimet e pezulluara në vitin 1997. Po mbi bazën e rekomandimit të Avokatit të Popullit është regjistruar procedimi penal nr.131, në të cilin bëhej fjalë për rrëmbimin e shtetasit Ziso Kristopulli me banim në Ksamil të rrethit Sarandë, po në muajin tetor të vitit 1995. Meqenëse këto dy rrëmbime kishin lidhje midis tyre, Prokuroria, bazuar në nenin 92 të K.PR.Penale, në datë 13.05.2003ka vendosur bashkimin e këtyre dy procedimeve penale në një procedim të vetëm.

Historia e rrëmbimit

Në fund të muajit shtator 1995, paradite, në një lokal pranë Qytetit Studenti në Tiranë, është rrëmbyer me makinë nga tre persona të prezantuar si punonjës të SHIK-ut, shtetasi Avdyl Loshaj, i datëlindjes 1972, lindur në Deçan të Kosovës dhe me banim të përkohshëm në Tiranë. Ai është dërguar në ambientet e Drejtorisë së Shërbimit Informativ Tiranë, të cilat ndodheshin në atë periudhë në katin e tretë të ndërtesës së Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë. Aty është mbajtur i izoluar për disa ditë, pa asnjë lloj akti ligjor.

Rezulton e provuar se gjatë këtyre ditëve, shtetasi Avdyl Loshaj është marrë në pyetje vazhdimisht, ku i janë kërkuar shpjegime, sqarime dhe deklarime lidhur me “aktivitetin e tij kriminal” në Shqipëri, të kryer në bashkëpunim me persona të tjerë, me të cilët ky njihej apo shoqërohej. Për ta detyruar që ai të deklaronte për sa më sipër, e kanë keqtrajtuar dhe torturuar në mënyrë të vazhdueshme, ku paraprakisht e kanë lidhur.

Duke mos i duruar dhe përballuar keqtrajtimet dhe torturat fizike e psikike, shtetasi Avdyl Loshaj ka vendosur t’i japë fund jetës. Këtë veprim e ka kryer ditën, në prani të shumë personave, duke u hedhur nga dritarja e banjës së katit të tretë, në momentin që është dërguar aty për nevoja personale dhe ka rënë në oborrin e kësaj ndërtese, ngjarje kjo të cilën e kanë parë dhe deklaruar shumë persona. Është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku sipas deklarimeve të të dëmtuarit, i kanë vendosur këmbën e majtë në allçi, pasi e kishte të thyer në katër vende. Për ta shmangur nga kontaktet me të njohur apo të interesuar të tij, e kanë marrë nga spitali me këmbën e futur në allçi dhe e kanë dërguar në një ndërtesë të fshehtë që administrohej nga SHIK-u, në vendin e quajtur Vain të rrethit Lezhë, ku edhe aty sipas deklarimeve të tij, është lidhur dhe keqtrajtuar në mënyrë çnjerëzore për shumë ditë. Pasi kanë “siguruar” me përdorim torture, deklarime nga i dëmtuari Avdyl Loshaj, se ai në bashkëpunim me shtetasit Ziso Kristopulli dhe Remzi Hoxha kishin kryer aktivitet të përbashkët armiqësor kundër Republikës së Shqipërisë, është organizuar dhe realizuar edhe rrëmbimi i këtyre dy shtetasve.

Kristopulli dhe Hoxha

Në datën 18 tetor 1995, është rrëmbyer shtetasi Ziso Kristopulli, i biri i Vangjelit dhe i Galinisë, i datëlindjes 1947, lindur në Livadhja të rrethit Sarandë dhe banues në qytetin e Ksamilit, me kombësi greke dhe shtetasi shqiptare, i martuar, me fëmijë, me arsim të lartë, me gjendje gjyqësore i padënuar, me profesion zooteknik. Rrëmbimi i tij është realizuar paradite në qytetin e Ksamilit, ku personat që e kanë rrëmbyer i janë prezantuar si punonjës të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe pavarësisht kundërshtimit të tij, është marrë dhe është futur në makinë e brenda ditës është dërguar në Vain të rrethit Lezhë, duke i vënë gjatë rrugës maskë në fytyrë për të mos parë se ku po e dërgonin. Rezulton e provuar se në bazën e mësipërme, shtetasin Ziso Kristopulli e kanë lidhur me tel pas krevatit dhe e kanë torturuar në mënyrë çnjerëzore për disa ditë, duke e goditur me shkop druri tek shputat e këmbëve me qëllim që të pranonte me çdo kusht, se ishte vënë në shërbim të agjenturave të huaja dhe se në bashkëpunim me persona të tjerë (Avdyl Loshaj dhe Remzi Hoxhën) kishin sjellë nga jashtë armë të llojeve të ndryshme. Duke mos qenë në gjendje t’u rezistonte torturave të mëtejshme, fizike dhe psikike, dhe i frikësuar nga kanosjet serioze se nuk do të dilte i gjallë andej në rast se nuk do të shkruante, ka pranuar të shkruajë ato që i kërkoheshin dhe ashtu si i kërkoheshin, duke ngarkuar dhe fajësuar padrejtësisht veten e tij, si dhe personat e tjerë.

Në vazhdim, këtyre të dyve u është shtuar edhe shtetasi shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, i biri i Aliut dhe i Hanifes, i datëlindjes 1955, i martuar, me pesë fëmijë të mitur, me arsim të lartë, i civil, në vitin 1994 kishte ardhur nga Shkupi për të banuar në Tiranë, duke hapur një aktivitet privat; një punishte për prodhime dyersh dhe dritaresh duralumini në të cilën ishin të punësuar 10 punëtorë dhe specialistë, firmë e miratuar me vendim gjykate dhe mbante emrin “Albatros”. Ai është rrëmbyer në qendrën e punës nga persona të armatosur në datën 21 tetor 1995, rreth orës 13.30 dhe pasi është lidhur me pranga dhe maskuar në fytyrë, është dërguar edhe ky në Vain të rrethit Lezhë. Për kryerjen e këtij rrëmbimi janë përdorur tre makina, të tipave të ndryshme, njëra prej të cilave kishte të vendosura targat TR 2449 C. Nga verifikimi i kryer nga Drejtoria e Policisë Rrugore Tiranë ka rezultuar se: targa TR2449 C, ishte tërhequr nga Drejtoria e Shërbimit Informativ Kombëtar, për nevoja operative në muajin mars 1995. Tek kjo e fundit, sipas dokumenteve të administruara në dosje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dokumente të cilat vërtetonin se targa TR 2449 C ishte tërhequr nga SHIK zyrtarisht dhe se i përkiste këtij shërbimi dhe konkretisht: Mandat Arkëtimi nr.380, datë 20.03.95, me nr.serie 18886, me të cilin dokumentohej marrja e tre targave dhe pagimi nga DSHI Tiranë, i shumës 3930 lekë, midis të cilave edhe targa TR 2449 C.

Po kështu është e administruar në dosje edhe shkresa nr.230, dt 18.03.1995, e Drejtorisë së Shërbimit Informativ Tiranë, me të cilën i është kërkuar Degës së Qarkullimit Rrugor Tiranë, pajisja me dhjetë targa private, për interes të punës private.

Torturat në bazën e SHIK-ut

Rezulton e provuar se edhe ndaj shtetasit Remzi Hoxha, pas dërgimit në qendrën e mësipërme menjëherë kanë filluar keqtrajtimet dhe torturat. Një gjë të tillë e kanë deklaruar të dëmtuarit Ziso Kristopulli dhe Armando Loshaj, ku ky i fundit pretendon se në një moment e ka parë rastësisht shtetasin Remzi Hoxha duke kaluar në korridorin e ndërtesës ku mbaheshin të izoluar. Veprimet e secilit prej autorëve ndaj të dëmtuarve, i kanë shpjeguar me detaje vetë të dëmtuarit Avdyl Loshaj dhe Ziso Kristopulli, si dhe personat e tjerë që kanë qenë roje, apo i kanë shoqëruar të dëmtuarit në momente të caktuara. Sipas deklarimeve të të dëmtuarve; Ziso Kristopulli dhe Avdyl Loshaj, ata janë lidhur, keqtrajtuar dhe torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe të vazhdueshme me mjete të forta, dhe i kanë detyruar si dhe u kanë diktuar që jashtë vullnetit të tyre të pranonin se: kishin kryer aktivitet armiqësor kundër Republikës së Shqipërisë, se ishin agjentë të zbulimeve të huaja, se kishin futur armë të llojeve të ndryshme dhe se i kishin shpërndarë në qytete të ndryshme të Shqipërisë etj, etj. Nga materialet e administruara në dosje rezulton e provuar dhe dokumentuar se shtetasit Avdyl Loshaj, Ziso Kristopulli dhe Remzi Hoxha, janë rrëmbyer, izoluar, torturuar dhe u janë marrë deklarime për aktivitet të përbashkët kriminal, në të njëjtën periudhë kohore, në të njëjtin vend dhe nga të njëjtët persona. Kjo procedurë ka vazhduar derisa i është arritur qëllimit, marrja e deklarimit kompromentues për vetë të dëmtuarin dhe për personat e tjerë të menduar apo të imagjinuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale të përbashkët. Nga ky rrëmbim dhe mbajtja peng, shtetasi Avdyl Loshaj është liruar mbas një muaji, shtetasi Ziso Kristopulli mbas pesë ditësh, pasi në ndihmë të tij, për ta liruar nga ky rrëmbim dhe izolim, është vënë shtypi dhe media, të cilat e kanë publikuar rastin, aq më tepër që ai ishte minoritar dhe kryetar i Partisë Socialiste për Ksamilin. Mbas rreth 20 ditësh pas lirimit nga rrëmbimi i mësipërm, i dëmtuari Ziso Kristopulli ka shkuar në Greqi për t’u kuruar dhe sipas deklarimit të mjekut që e ka vizituar dhe i ka bërë radiografi të mushkërive ka rezultuar me dëmtim në mushkërinë e djathtë me një madhësi rreth 5 cm, ku sipas tij, ishte shkaktuar nga goditja, nga dhuna, nga ushtrimi i forcës fizike. I dëmtuari Ziso Kristopulli ka deklaruar se ka qëndruar në Greqi për rreth dy muaj për t’u kuruar.

Ndërsa shtetasi Remzi Hoxha nuk është lëshuar, por është mbajtur dhe mbahet peng deri më sot dhe nuk dihet për fatin e tij, pra rezulton i zhdukur pa asnjë gjurmë, megjithëse në mënyrë të vazhdueshme familjarët e tij e kanë kërkuar dhe vazhdojnë ta kërkojnë me këmbëngulje pranë organeve kompetente shqiptare.

Baza ligjore

Në librin “Rreth Konventës Evropiane”, Komentar i shkurtër mbi Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, në Vendimin “Cakici kundër Turqisë” i dt 8.07.1999, Dhoma e Madhe, ECHR 1999-IV, par.87, midis të tjerash Gjykata shprehet: “Zhdukja e personit të arrestuar të bën të dyshosh, në rrethana të caktuara, se ai ka vdekur. Nëse autoritetet nuk japin shpjegime se çfarë ka ndodhur me të, gjatë qëndrimit në arrest, mbajnë përgjegjësi për vdekjen e tij”.

Nga materialet e administruara në dosje rezulton e provuar se:Rrëmbimet dhe torturimi i këtyre personave, në muajt shtator-tetor 1995, janë organizuar dhe realizuar në bashkëpunim nga Arben Sefgjini me detyrën Zv/ Drejtor dhe më pas Drejtor i SHISH-itTiranë, Ilir Kumbaro, Kryetar i degës Parë në Drejtorinë e SHISH Tiranë, Avni Koldashi, me detyrën Shef i Bazës së Vëzhgimit nr.10 Tiranë dhe Budion Meçe, me detyrën inspektor në Drejtorinë e Shërbimit Informativ Tiranë. Nga ana e tyre, veprimet janë bërë të studiuara, në bazë të një plani konkret dhe jo në mënyrë të rastësishme. Personat të cilët i kanë rrëmbyer, paraprakisht ata i kanë verifikuar se ku ndodheshin, i kanë mbajtur në vëzhgim për disa ditë dhe më pas kanë realizuar marrjen e tyre me forcë, lidhjen e tyre, vënien në kokë të mbeteve që të mos lejonin shikimin nga ana e tyre se ku po dërgoheshin me makinë, mbajtja të izoluar në ambiente të fshehta të siguruar me roje të brendshme dhe të jashtme që të mos kishin asnjë mundësi largimi, komunikimi apo ankimi.

Ndryshimi nga hetimi I

Pas lirimit të të pandehurve,prokuroria nuk arriti të provonte faktin se ekzistonte nevoja për verifikime veçanërisht komplekse, të cilat e bëjnë të domosdoshme zgjatjen e afateve të paraburgimit të kërkuar.

Në këto kushte, gjykata çmon se, nuk ndodhemi përpara kushteve të përcaktuara nga nenin 264/2 i K.Pr.Penale e për rrjedhojë, nuk mund të justifikohet kërkesat e prokurorit për zgjatjen e afatit të paraburgimit për të pandehurit”. Përsa i përket të pandehurit Avni Koldashi, rezulton se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur pushimin e hetimeve në ngarkim të tij, me arsyetimin se:”i pandehuri ka vepruar me urdhër të eprorëve të tij dhe vetëm në shoqërimin e të të dëmtuarve…”

Mbas një muaji nga revokimi i masës së sigurimit të vendosur nga Gjykata, dhe pikërisht në datë 01.07.2004, Prokuroria ka vendosur pushimin e akuzave në ngarkim të të pandehurve Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Budion Meçe, dhe njëkohësisht pezullimin e hetimeve për procedim penal. Në vendimin e pushimit të akuzave të datës 1 korrik 2004, Prokuroria ka konkluduar se:”në ngarkim të të pandehurve janë të provuara akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “torturës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 86-25 të Kodit Penal. Por këto dy vepra penale sipas Ligjit Nr.8202 dt 27.03.1997 “Për amnistinë” janë amnistuar dhe për këtë shkak, bazuar në nenin 328 pika 1 gërma “dh” të K.Pr.Penale ka vendosur pushimin e akuzave në ngarkim të të pandehurve”.

Nga materialet e administruara në dosje rezulton se: Prokurori i Përgjithshëm, mbi bazën e Rekomandimit të Avokatit të Popullit, ka marrë Vendimin nr.146, datë 08.09.2006 me të cilin ka vendosur:

Shfuqizimin e vendimeve të pushimit të akuzave në ngarkim të të pandehurve Avni Koldashi, Arben Sefgjini, Budion Meçe dhe Ilir Kumbaro të datave 22.11.2003 dhe 01.07.2004.

Shfuqizimin e vendimit të pezullimit të hetimeve të procedimit penal Nr.499, të vitit 195, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe vazhdimin e hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë. Në këtë vendim midis të tjerash arsyetohet dhe argumentohet: “Ky kualifikim ligjor është i gabuar pasi nga rrethanat e faktet rezulton se vepra penale e konsumuar është ajo e “Rrëmbimi dhe mbajtjes peng të personit në bashkëpunim” e parashikuar nga neni 109/1-25 të K.P. I gabuar është ky kualifikim nga Prokuroria edhe për faktin tjetër pasi shpërdorimi i detyrës nuk mund të përthithë elementët e veprës penale të rrëmbimit dhe mbajtjes peng të personit, të cilat në rastin konkret janë konsumuar plotësisht. Kjo pasi një vepër penale më e lehtë nuk mund të përthithë kurrsesi elementët e një vepre penale më të rëndë, por ndodh e kundërta.

KERKOJ:

Gjykimin e çështjes penale nr. 94, viti 2006 në ngarkim të të pandehurve: Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Avni Koldashi dhe Budion Meçe, akuzuar për veprat penale: “Rrëmbimi i personit”, në tri raste i kryer në bashkëpunim si dhe “Tortura me pasoja të rënda” në tre raste, të kryera në bashkëpunim, parashikuar në nenet e Kodit Penal, i cili ka qenë në fuqi në kohën kur janë kryer veprat penale.

Përgjegjësi i grupit të hetimit

Prokurori

Xhevat Hana

REMZI HOXHA

Ai është rrëmbyer në qendrën e punës nga persona të armatosur në datën 21 tetor 1995, rreth orës 13.30 dhe pasi është lidhur me pranga dhe maskuar në fytyrë, është dërguar edhe ky në Vain të rrethit Lezhë. Për kryerjen e këtij rrëmbimi janë përdorur tre makina, të tipave të ndryshme, njëra prej të cilave kishte të vendosura targat TR 2449 C

ZISO KRISTOPULLI

Rrëmbimi i tij është realizuar në qytetin e Ksamilit, ku personat që e kanë rrëmbyer i janë prezantuar si punonjës të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe pavarësisht kundërshtimit të tij, është marrë dhe është futur në makinë e brenda ditës është dërguar në Vain të rrethit Lezhë, duke i vënë gjatë rrugës maskë në fytyrë për të mos parë se ku po e dërgonin

AVDYL LOSHAJ

U rrëmbye në një lokal pranë Qytetit Studenti në Tiranë, nga tre persona të prezantuar si punonjës të SHIK-ut. Ai është dërguar në ambientet e Drejtorisë së Shërbimit Informativ Tiranë, të cilat ndodheshin në atë periudhë në katin e tretë të ndërtesës së Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë. Aty është torturuar në mënyrë çnjerëzore për disa ditë

Urdhrat

Rrëmbimi i Remzi Hoxhës si dhe i personave të tjerë, nuk është bërë me urdhër të shkruar dhe nuk ka asnjë gjurmë zyrtare të vendit se ku janë dërguar dhe se çfarë është bërë më tej me ta. Vetë ky fakt duhet të konsiderohet si një mungesë shumë e rëndë, sepse u jep mundësi atyre që kryen aktin e privimit të lirisë të fshehin pjesëmarrjen e tyre në krim, të ngatërrojnë gjurmët dhe t’i shmangen përgjegjësisë për sa i përket fatit të të rrëmbyerit Remzi Hoxha.

Trupi

Zhdukja e tij është kryer në bashkëpunim dhe ka ardhur si pasojë e rrëmbimit, mbajtjes peng, izolimit, keqtrajtimit dhe torturimit në mënyrë çnjerëzore, pra përgjegjësia është e përbashkët dhe nuk ka asnjë arsye që kjo çështje të pezullohej, pasi në këtë rast nuk gjendet trupi i Remzi Hoxhës, dhe jo se nuk dihen autorët e kryerjes së këtij krimi”.

About The Author

Related posts