Janar 19, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Zoti Kryeministër! bëje Drejtor Biblioteke Cakajn, mos e ço vendin në Anarki!!!

Zoti Kryeministër! bëje Drejtor Biblioteke Cakajn, mos e ço vendin në Anarki!!!
REKLAMA NE LAJM
KMA NEWS / Zoti Kryeministër! bëje Drejtor Biblioteke Cakajn mos e ço vendin në Anarki!!!
Sherri Roma-përtoma në Shqipëri, për çështjen e Gent Cakaj, ka marrë përmasa të mëdha dhe jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por edhe jashtë territorit shqiptar.
Rama i propozoi presidentit të Republikës emrin e Gent Cakaj, si kandidat për ministër të Jashtëm të Shqipërisë, një djalosh 28 vjeçar të ardhur nga Kosova i cili kishte 11 muaj që ishte bërë edhe nënshtetas i Republikës së Shqipërisë. Presidenti Meta nuk e dekroj, duke paraqitur edhe argumentat e veta. Deri këtu për opinionin publik nuk ka asgjë që nuk shkon, veç habisë se si nuk paska diplomat të zot Shqipëria dhe të marrim fëmijë nga Kosova, thua se Kosova është krijuar shtet para nesh dhe ka një qasje më të madhe në arenën ndërkombtare.
Por ajo që vlen të diskutohet është se, pas vendimit të Presidentit ka filluar edhe një përplasje e fortë në distancë mes kreut të shtetit dhe atij të qeverisë, duke u pasuar me përfshirjen e aktorve politik nga të dy vendet shqiptare Shqipëri-Kosovë, si dhe gazetarëve të dy vendeve dhe një pjese të madhe të opinjonit publik.
Meqenëse, me ngjarjen dhe debatet ju kemi njohur edhe më parë, tani dua tu bëjë me dije, tu bëj thirrje lexuesve dhe miqëve tanë në veçanti dhe gjithë shqiptarëve në përgjithësei, që të tregohen të kujdesshëm se çdo gjë mund të ndodh në Shqipëri, megjithëse sipas informacionit që disponojmë përfaqësues të FBI-së ndodhen prej kohësh në Tiranë dhe i kanë marrë të gjitha masat për të mos lejuar një luftë civile në Shqipëri, të shumë pritur nga pushtetarët dhe politikanët e korruptuar shiptarë. Gjithashtu prej muajsh ata u kanë bërë edhe inventarin dhe ua dinë edhe sa lugë kanë dhe ku i kanë në shtëpi.
Pse kaq i rëndësishëm ky djaloshi Gent Cakaj, i cili u bë mish për top për hirë të Ramës e Baton Haxhiut e kudi unë kuj tjetër?! A ja bëni edhe ju pyetje vetes?!
Sipas kryeministrit, Cakaj na qenka më i lexuar se të gjithë shqiptarët dhe më i dituri. Kaq e ka hapin kryeministri ynë dhe më vjen keq që nuk është mirë nga komiteti qendror, por unë zoti kryeministër njohë me dhjetra studentë dhe nga ata që kanë mbaruar studimet në vendet perendimore që janë më të zgjuar e më të lexuar dhe me botime shkencore më shumë se sa Ju-Cakaj e Batoni bashkë!
Rama, kur na e paraqet se na paska lexuar kaq shumë libra më shumë se çdo njeri dhe na qenka më i dituri nga të gjithë ato njerëz që ka takuar kryeministri ynë i nderuar, por që faktikisht nuk ka botuar asnj libër, ku nuk i gjetëm qoftë edhe një broshurë të botuar nga ai, as me vjersha e as diplomatike,(po kaq di kryeministri ynë) pse nuk e vendosi Drejtor Biblioteke, po kërkon ta bëjë Nr 1 të Diplomacisë shqiptare?! Këtu ka diçka…! 
Një politikanë, deputet i Kosovës, deklaron se Ministrja e re e Arsimit është mbesa e një agjenti të UTB-së. Po ashtu, shumë politikanë dhe gazetarë nga Kosova, kanë deklaruar publikisht se, Baton Haxhiu kumbari që i serviri kryeministrit Rama për këshilltar të tij më heret dhe zv/ministër, ku më në fund dhe kandidat për ministër Gent Cakajn, është një ish agjet i UTB-së. A nuk është shqetësuese për ju qytetarët e thjeshtë e të ndershëm që e doni Shqipërinë dhe atdheun si fëmijën tuaj?
Ky Haxhiu, na iu hakrrye edhe presidentit të Republikës së Shqipërisë si kur presidenti të ishte Cakaj i spronsorizuar prej tij dhe jo presidenti!
Ku është Shërbimi Informativ i Shtetit?!
Ku është Prokuroria e Shtetit?
Ku janë ata njerzit e ndershëm dhe patriot të Shqipërisë?!
Ku është shoqëria civile?!
Nuk shikojnë se akoma nuk u janë zhbllokuar dritaret e zëna nga Hashashi!
Kini kujdes nga shpërthimi i një lufte civile që po gatuhet në Shqipëri nga të gjithë njerzit e korruptuar të veshur me pushtet dhe gëzofin politik!
Nesër mos u ankoni…
REKLAMA NE LAJM

About The Author

Related posts