Nëntor 13, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Arrestohen prindërit e ish-kryeministrit italian Matteo Renzi

Arrestohen prindërit e ish-kryeministrit italian Matteo Renzi

KMA NEWS / Arrestohen prindërit e ish-kryeministrit italian Matteo Renzi

Prindërit e ish-kryeministrit italian Matteo Renzi, të cilët prej kohësh po hetohen për afera korruptive dhe mashtrime financiare, janë shoqëruar në polici ditën e djeshme dhe më pas kanë marrë masën e arrestit shtëpiak.

Ka qenë vetë Renzi që e ka dhënë lajmin mbrëmjen e ditës së hënë nëpërmjet një statusi në Facebook. Matteo Renzi, i cili së fundi ka botuar një libër për prapaskenat e politikës italiane, ka shkruar se e anulonte eventin në Torino për shkak “të një problemi të rëndë personal”.

“Prej rreth një ore, babai dhe nëna ime janë në arrest shtëpie. Kam shumë besim te drejtësia italiane dhe mendoj që të gjithë qytetarët duhet të jenë të barabartë përpara ligjit. Kështu që me padurim po pres të marr pjesë në proces. Kush ka lexuar letrat, më garanton se nuk ka parë kurrë ndonjëherë një masë të tillë…”, ka shkruar Renzi mbrëmjen e së hënës.

Çifti Renzi akuzohet për mashtrime me falimentimet e dy bizneseve të vogla dhe lëshimit të faturave të rreme për një kompani të tretë. Tiziano Renzi, babai i ish-kryeministrit italian, është sipërmarrës dhe më parë ka qenë politikan në radhët e Partisë Kristiandemokrate në Firenze.

Skandali i babait të Renzit shpërtheu qëkur ky i fundit ishte kryeministër dhe çështja vazhdon të hetohet nga Prokuroria italiane

About The Author

Related posts