Korrik 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Arrestohet 80-vjeçari, prishi qetësinë publike në protestë

Arrestohet 80-vjeçari, prishi qetësinë publike në protestë

KMA NEWS / Arrestohet 80-vjeçari, prishi qetësinë publike në protestë

Një 80-vjeçar është arrestuar pak momente më parë nga Policia sepse gjatë ditës së djeshme ai mori pjesë në protestën e thirrur nga opozita.

Bëhet me dije se 80-vjeçari Ndue Fuga është marrë pak minuta më parë nga banesa e tij në fshatin Fishtë të Lezhës dhe është shoqëruar për në Tiranë.

Siç edhe shihet në foto, Fuga ka hipur mbi ‘strehën’ e kryeministrisë nga ku valvit flamurin kombëtar duke entuziazmuar njerëzit që ndodheshin në shesh.

 

Kujtojmë se Policia e Tiranës më herët ka vënë në pranga 15 protestues të cilët morën pjesë dje në tubimin e opozitës.

Sipas policisë këta shtetas akuzohen për tre vepra penale, si kundërshtimi i forcave të policisë, shkatërrim i pronës dhe prishje e qetësisë publike. Po ashtu janë shpallur në kërkim dhe 7 persona të tjerë.

Kam ndjekur me qindra protesta në vende të ndryshme të botës, po për herë të parë po mësoj se paska edhe prishje të qetësisë publike në mes të turmës protestuese! Në Shqipëri çfar nuk dëgjon dhe çfar nuk shikon!

Zoti na ruajt!

Deklarata e policisë e bërë sot paradite:

Pas analizimit të pamjeve filmike, raport shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura, gjatë protestës së djeshme ku pati akte të dukshme dhune, Policia ka arrestuar 15 shtetas për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas, si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 7 të tjerëve.

Shërbimet e Policisë Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasit:

F.H., 44 vjeç, banues në Tiranë;
E.N., 28 vjeç, banues në Tiranë;
N.H., 51 vjeç, banues në Kavajë;
A.Gj., 54 vjeç, banues në Divjakë;
R.D., 23 vjeç, banues në Tiranë;
S.D., 41 vjeçe, banuese në Tiranë;
D.L., 33 vjeç, banues në Shkodër;
H.J., 76 vjeç, banues në Tiranë;
I.H., 49 vjeç, banues në Durrës;
F.T., 44 vjeç, banues në Tiranë;
S.R., 43 vjeç, banues në Cërrik;
M.F., 55 vjeç, banues në Elbasan;
L.J., 38 vjeç, banues në Tiranë;
P. Sh., 51 vjeç, banues në Shkodër;
V. D., 30 vjeç, banues në Fier.

Këta shtetas gjatë zhvillimit të tubimit në datë 16.02.2019, pas orës 11:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë çarë kordonin e policisë duke kundërshtuar e goditur punonjësit e policisë, të cilët ishin të planizuar me shërbim për garantimin paqësor të tubimit. Gjithashtu kanë goditur dhe thyer me mjete të forta, dyert, xhamat dhe vepra arti në hyrjen kryesore të Kryeministrisë së Republikës së Shqipërisë.

U proceduan në gjendje të lirë 5 shtetas:

G.D., 25 vjeç, banues në Tiranë;
A.T., 20 vjeç, banues në Tiranë;
R.B., 53 vjeç, banues në Prenjas;
D.Ll., 47 vjeç, banues në Tiranë;
P.Th., 52 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 7 shtetasve të tjerë.

Materialet iu dërguan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

About The Author

Related posts