Nëntor 18, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Autoblinda, snajper, garda dhe RENEA: Kryeministria në ‘shtetrrethim’, shmangen policet femra

Autoblinda, snajper, garda dhe RENEA: Kryeministria në ‘shtetrrethim’, shmangen policet femra

KMA NEWS / Autoblinda, snajper, garda dhe RENEA: Kryeministria në ‘shtetrrethim’, shmangen policet femra

Rreth 1500 policë do të jenë sot te kryeministria për të mbarëvajtur protestën që është thërritur prej javësh nga ana e opozitës. Ajo që është vënë re prej mëngjesit të sotëm është siguria e shtuar e godinës së kryeministrisë, pavarësisht se aty brenda nuk ndodhet as vetë Edi Rama, i cili do të jetë së bashku me qeverinë në qytetin e Vlorës.

Janë parë të hyjnë në ambientet e kryeministrisë gardistë të pajisur me antigas, ndërsa në gjendje gadishmërie janë edhe disa autoblinda, të cilat i shihni në pamjet e mëposhtme. Në tarracën e kryeministrisë dhe të Kryesisë së Kuvendit ka dhe persona të pajisur me snajper, si dhe policë të veshur civilë.

Pozicioni i raportuar nga burime policore: 

Sipas burimeve kordoni i parë që do të përballet me protestuesit, është ai i Policisë së Rendit, ndërsa është minimizuar prezanca e efektiveve femra në këtë radhë, për shkak të incidentit me Ina Nukën.

Anash dhe pas kryeministrisë, janë pozicionuar edhe efektivë të forcave RENEA, të cilët mund të ndërhyjnë vetëm me urdhër të Drejtorit të Policisë.

Gjithashtu, oficerë të antiterrorit do të kontrollojnë personat që dyshohen si elementë të rrezikshëm dhe punonjësit e Gardës së Republikës do të monitorojnë situatën me dylbi, nga tarracat e institucioneve.

 

About The Author

Related posts