Gusht 19, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Basha në Burrel: Ish punonjësi i minjerës e ndalon në rrugë: Do të them dy gjëra, haram buka…

Basha në Burrel: Ish punonjësi i minjerës e ndalon në rrugë: Do të them dy gjëra, haram buka…

KMA NEWS / Basha në Burrel: Ish punonjësi i minjerës e ndalon në rrugë: Do të them dy gjëra, haram buka…

Gjatë turit të tij nëpër Shqipëri në prag të protestës së 16 shkurtit, kreu i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në qytetin e Burrelit në një bashkëbisedim me banorët.

Ai është ndaluar në rrugë nga ish punonjësi i Minjerës së Kromit Liman Lleshi i cili e ka nisur bisedën e tij me dy kërkesa ndaj kreut të opozitës:

“Haram buka nëse na ndan veri e jug!
Haram buka nëse punëtorit në minierë nuk i bën që të marrë 1% të djersës. Veç 1 vagon nga 100 vagonë mineralë që nxjerr. Po vdesin njerëzit në galeri!
Nesër do të bëhesh Kryeministër! Haram buka nëse nuk na i plotëson këto dy gjera nesër. Ai (Rama) e ka harruar popullin. Mediat nuk dalin nëpër fshatra të shohin si vuajnë njerëzit. Na ka ulur në gjunjë ”.

Ndërkohë Basha u ka thënë banorëve të qytetit të Burrëlit se duhet ti bashkohen protestës së 16 shkurtit duke u kujtuar atyre megavjedhjet që kjo qeveri po i bën popullit.

“Nuk ka njeri t’ju ulë në gjunjë ju. Këta janë kapur në vjedhje flagrante. Kanë hequr bukën e fëmijëve të tu për të mbushur xhepat e tyre. 18 milionë euro i kanë dhënë një kompanie që nuk ekziston. I patë si i nxori Zëri i Amerikës? Karriget nuk janë të këtyre! Të shtunën do të shikosh: në një anë populli, në anën tjetër pas policëve do të jenë hajdutët. Ndaj, koha e fjalëve ka mbaruar: të shtunën të jemi bashkë atje në Tiranë”, i tha kreu i opozitës, minatorit.

Ndërsa një qytetare tjetër ka shkuar dhe më tej në akuzat ndaj kryeministrit Rama duke i kërkuar Bashës: të rrëzojë atë barbon.

“Ai shkon në Gjermani për të bërë piktura, ç’më duhen mua pikturat e atij. Unë dua bukë të ha. Çmimi naftës, dritat, uji, tatimet, ne po na mbysin. Me 16 ose shkoni ta rrëzoni atë barbon. Ai është kriminel dhe barbon. Taksat tona ai i merr dhe ruan gruan e vetë në Surrel me badigardë. Na ka ardhur në majë të hundës”.

About The Author

Related posts