Gusht 17, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Belgjikë: Merr flakë ndërtesa, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

Belgjikë: Merr flakë ndërtesa, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

KMA NEWS / Belgjikë: Merr flakë ndërtesa, humbin jetën dy të rinj shqiptarë 

Ditën e premte një zjarr ka rënë në zonën e Dilbeek në Bruksel, ku u mori jetën dy të rinjve shqiptarë. Mësohet se viktima mbetën Pelivan Hysaj nga Berati, 24 vjeç dhe Venedik Pirushi 23 vjeç nga Durrësi.

Zëdhënës i zjarrfikësve në zonën Flemish Brabant West, Alain Habils deklaroi se viktimat janë me origjinë shqiptare.

Shkaku i incidentit ende nuk dihet.

“Është një ndërtesë e ndarë në tri banesa, kur zjarrfikësja e parë mbërriti në vendin e ngjarjes disa minuta pas telefonatës, flakët ishin përhapur gjithëandej.

Dy banesat e tjera të ndërtesës nuk u dëmtuan”, tha Segers për mediat vendase.

About The Author

Related posts