Prill 25, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Bomba dhe gjobvënie, shkatërrohet lokali i shqiptarit në Itali. Frekuentohej nga…

Bomba dhe gjobvënie, shkatërrohet lokali i shqiptarit në Itali. Frekuentohej nga…

KMA NEWS / Bomba dhe gjobvënie, shkatërrohet lokali i shqiptarit në Itali. Frekuentohej nga…

Gjobëvënie, bomba e zjarre të qëllimshme për ata që nuk paguajnë, kanë terrorizuar gjatë javëve të fundit pronarët e disa bizneseve në qytetin e Foggias në Itali. Brenda 24 ditësh 4 bomba e dy atentate zjarrvënie kanë shkatërruar disa biznese mes të cilëve dhe lokalin e një pronari shqiptar.

“Lokali “Daniela” në lagjen “Ferrovia” të Foggias e në pronësi të një shtetasi shqiptar u shkatërrua nga një zjarr i qëllimshëm mëngjesin e datës 4 shkurt”, informon policia italiane.

E ky rast i fundit ka përshpejtuar ekzekutimin e operacionit të koduar “Chorus”, i cili gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm çoi në arrestimin e 15 personave si përgjegjës të atentateve ndaj sipërmarrëve në Foggia e anëtarë të klanit mafioz Moretti-Pellegrino.

Hetimet e policisë italiane falë dhe dëshmive të sipërmarrësve kanë zbardhur aktet kërcënuese që ky klan mafioz kryente ndaj sipërmarrësve në Foggia duke vënë nën kontroll territori në disa zona të Foggias me ekzekutimin mesatarisht të një gjobëvënie çdo katër ditë.

Akuza ndaj të arrestuarve është antentate e tentativë vrasje, kërcënime të dhunshme e grabitje me armë ndaj bizneseve të shumta. Operacioni i sotëm është ekzekutuar më urdhër të Prokurorisë e në bashkëpunim me Antimafian e Policinë Financiare.

Sipas raportit të policisë italiane më 30 janar një zjarr i qëllimshëm ka shkatërruar një biznes shitjesh elektroshtëpiake, më 25 janar një bombë artizanale ka shkatërruar një dyqan artikujsh kinezë e më 23 janar një tjetër bombë artizanale ka shkatërruar një biznes shitje prodhimesh bukurie.

Sipas mediave italiane, lokali i shkatërruar “Daniela” në pronësi të një shtetasi shqiptar frekuentohej nga persona me precedent penalë./Ora news

About The Author

Related posts