Gusht 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Djegia e mandateve, flet për TV FAX News Zëdhënësja e KE-së, Kocijancic

Djegia e mandateve, flet për TV FAX News Zëdhënësja e KE-së, Kocijancic

KMA NEWS / Djegia e mandateve, flet për TV FAX News Zëdhënësja e KE-së, Kocijancic 

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic në një pnoncim për Televizionin Fax News u shpreh se në Bashkimin Evropian presin që qeveria dhe opozita shqiptare të angazhohen për të tejkaluar situatën aktuale politike.

“E drejta e qytetarëve për t’u angazhuar në demonstrata paqësore është një element thelbësor dhe një vlerë thelbësore e çdo demokracie të pjekur dhe duhet të garantohet. Sidoqoftë, përdorimi i veprimeve të dhunshme dhe dëmtimi i pronës publike siç u pa të shtunën e kaluar në qendër të Tiranës, nuk janë të pranueshme. Parlamenti është baza e çdo demokracie evropiane – është një vend ku debatet për reformat dhe zhvillimet përkatëse duhet të diskutohen dhe të merren përpara, e jo të bojkotohen.

Thirrjet e disa anëtarëve të partive opozitare për të bojkotuar parlamentin dhe për deputetët që të heqin dorë nga mandati i tyre aktual janë kundërproduktive dhe shkojnë kundër përpjekjeve të vendit për zbatimin e reformave të kërkuara nga BE. Presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstruktive me qëllim tejkalimin e situatës aktuale politike”, theksoi Kocijancic për Fax News.

 

About The Author

Related posts