Tetor 23, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

FOTOGALERI/ Nga çastet e para deri në mbyllje, çfarë ndodhi sot në protestën e Opozitës dhe si precipitoi në dhunë

FOTOGALERI/ Nga çastet e para deri në mbyllje, çfarë ndodhi sot në protestën e Opozitës dhe si precipitoi në dhunë

KMA NEWS / FOTOGALERI/ Nga çastet e para deri në mbyllje, çfarë ndodhi sot në protestën e Opozitës dhe si precipitoi në dhunë

Fotot e realizuara nga Bekim BICI

Prej rreth 1 muaj më parë Opozita paralajmëroi mbajtjen e një proteste masive më 16 shkurt, ndërsa thanë se ajo do të ishte paqësore, por duke lënë qytetarët të bëjnë zgjedhjen e tyre.

Edhe simbolika e përdorur nga të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, dhënia e karajfilave për policët që ishin në krye të detyrës, simbolizonte një protestë paqësore, konfirmuar për “Faxweb.al”, edhe nga anëtarët të Këshillit Kombëtar të PD-së.

Por diçka nuk shkoi siç duhej. Pas fjalës së mbajtur nga përfaqësuesit e banorëve të “Unazës së Re”, të cilët preken nga Projekti i “Unazës së Madhe”, gjithçka ndryshoi. Protestuesit çanë kordonin e policisë, të cilët u gjendën të papërgatitur dhe mësynë Kryeministrinë duke thyer xhamat dhe u vënë flakën dyerve të Kryeministrisë.

Kjo ka bërë që edhe Garda e pozicionuar në tarracën e Kryeministrisë të kundërpërgjigjet, me bomba tymuese dhe gaz lotsjellës. Ky reagim ka bërë që shumë prej qytetarëve, gazetarëve dhe fotoreporterëve të kenë probleme me frymëmarrjen, ndërsa policia ishte e pajisur me maska kundragaz.

Foto gazlotjellës

Qytetarët kanë mësyer në të gjitha anët e Kryeministrisë, ku kanë dëmtuar veç dyerve të institucionit edhe veprat e zbukurimit rreth kryeministrisë, si kërpudha. Po ashtu u hoqën pllakat e trotuarit duke goditur xhamat e Kryeministrisë.

Liderët e Opozitës qenë shprehur se protesta do të vijojë deri në rrëzimin e qeverisë. Pas 5 orëve para Kryeministrisë, Opozita vendosi që të tërheqë protestuesit dhe të mbyllë këtë tubim, i cili kaloi në akte të dhunshme ndaj institucionit të Kryeministrisë. Lulzim Basha teksa falënderoi qytetarët për qëndresën e treguar, i ftoi ata sërish për protestë ditën e enjte, ndërsa la të kuptojë se protesta ndaj qeverisë do të vijojë, por jo çdo ditë. Ai tha se të enjten do të ketë një tjetër protestë madhështore si kjo e sotmja.

Fotot e realizuara nga Bekim BICI

About The Author

Related posts