Nëntor 18, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Garda nis të gjuajë me plumba gome dhe gaz lotsjellës, agravon situata te kryeministria (Video)

Garda nis të gjuajë me plumba gome dhe gaz lotsjellës, agravon situata te kryeministria (Video)

KMA NEWS / Garda nis të gjuajë me plumba gome dhe gaz lotsjellës, agravon situata te kryeministria

Plas te kryeministria, qytetarët  thyejnë gardhin e policisë. Zaptojnë godinën.

Tashmë turma ka kaluar çdo gardh të policisë dhe një pjesë e qytetarëve po hyjnë në ambientet e brendshme të godinës.

Garda ndërkohë që po hedh gaz lotsjellës nga tarraca e kryeministrisë si dhe po qëllon me fishekzjarre.

Ishte fjala e qytetarëve të Astirit ajo që ndezi turmën, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha thotë se shqiptarët do të kërkojnë arrestimin e Ramës.

Gazetarët e Fax News që ndodhen në terren thonë se ajri përpara kryeministrisë është rënduar shumë dhe e kanë të pamundur qëndrimin aty.

Për shkak të përplasjeve ka pasur disa protestues të lënduar.

Krerët e opozitës deklarojnë se çarja e gardhit të policisë ishte e qëllimshme, në mënyrë që të nxiste edhe më shumë dhunën.

About The Author

Related posts