Gusht 24, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Greqi: 16 shqiptarë të vrarë vetëm gjatë vitit 2018/ Shkon në 190 numri i përgjithshëm

Greqi: 16 shqiptarë të vrarë vetëm gjatë vitit 2018/ Shkon në 190 numri i përgjithshëm

KMA NEWS /  Bilanci për 2018: 16 vrasje, 6.564 dëbime dhe 1900 të dënuar në burgje …

Nga Kujtim Vani

kujtimGjatë vitit që sapo lame pas, në Greqi janë vrarë 16 emigrantë shqiptarë dhe janë dëbuar 6 564 të tjer, ndërkohë që në burgjet greke dergjen 1900 shqiptarë emigrantë.

Fatkeqësisht ky është bilanci për vitin 2018, shifra që trondisin komunitetin shqiptar në tokën helene, një komunitet i harruar plotësisht nga qeveritë shqiptare përgjatë këtyre 28 viteve tranzicion pa fund. Komuniteti shqiptarë emigracionin e ka paguar më shumë se çdo komunitet tjetër në Greqi. Megjithëse shifrat janë alarmante asnjë institucion apo autoritet shqiptar nuk është shqetësuar edhe pse tashmë kemi edhe një Ministri Diaspore që do të mbaj Samitin e dytë të Diasporës, më 28 shkurt – 2 Mars.

A do të preket qoftë edhe përciptas ky problem kaq i madh për diasporën dhe mbarë shqiptarët në kuvendin gjoja të tyre?!

Besoj se si herën tjetër në Samitin e parë!!!

Gjatë emigracionit shqiptar në Greqi janë vrarë rreth 190 shqiptar, ku 97 prej tyre janë vrarë nga efektivët e policisë dhe rojet kufitare me armë zjarri, duke mos kursyer as fëmijët adoleshentë të moshave 14-vjeçar. Por…?

Një qeveri që nuk ka deshirë të shohë përtej kufirit se çndodh me shqiptarët.

Vitin e kaluar në Greqi gjetën vdekjen 16 shqiptarë ku katër nga këta lanë frymën e fundit në qelitë e burgjeve të Greqisë, gjithashtu për qendrim të paligjshëm u debuan nga forcat policore edhe 6.564 persona, ndërsa në burgjet greke vuajnë dënimin rreth 1900 shtetas shqiptar.

Por mbi të gjitha ende qendron prej dy vitesh në morg të Athinës edhe  trupi i një fëmije 4-vjeçar, ku shteti dhe ambasada shqiptare ende vazhdojn indiferentizmin profesional…Kjo është La minorja shqiptare….

About The Author

Related posts